Qyteti Veliko Tërnovo të hënën është mikpritësi i festimeve të lidhura me përvjetorin e 140-të të miratimit të Kushtetutës së Veliko Tërnovos (Kushtetuta e parë e Bullgarisë nga 16 prilli 1879). Sonte në muzeun “Rilindja dhe Kuvendi Kombëtar i Veliko Tërnovos” një seancë të hapur solemne zhvilloi Gjykata Kushtetuese. Në ndërtesën, në të cilën para 140 vjetëve është miratuar Ligji i parë kryesor, para gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese foli Presidenti i shtetit Rumen Radev. Ai tha se Kushtetuta e Tërnovos ka forcuar themelet e shtetit bullgar. “Në qendrën e këtij ligji është personaliteti dhe ne duhet të mbrojmë interesat e popullit, njeriut dhe lirisë” – nënvizoi Rumen Radev në fjalimin e vet, duke shprehur bindjen e tij se shoqëria jonë sot është gati të zhvillojë diskutime të kuptimplota, të cilat mund t’u japin përgjigje sfidave të kohës sonë”.
348 milionë leva /178 milionë euro/ hyrën në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes në fund të janarit sipas marrëveshjes së kompensimit për ofrimin e ndihmës për Ukrainën. Këtë e njoftoi në një konferencë për mediat në Këshillin e Ministrave ministrja e..
Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit të Kristijan Vlladov dhe Stefan Kjurkçiev është pasurimi i koleksioneve të muzeut, si dhe kërkimi i..
Në përgjigje të qortimit të presidentit Rumen Radev se institucionet po vonojnë në krijimin e organeve të kontrollit të çmimeve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov siguroi se qeveria do të zbatojë të gjithë mekanizmat e mundshëm për të kontrolluar..
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i..