Angjell Zaberski-biri dhe trioja e tij prezantojnë albumin e vet të ri me koncert më 18 prill, në sallën numër 6 të Pallatin Kombëtar të Kulturës. Like Jazz-Volume 2 është albumi i tretë i përbashkët i xhaz pianistit dhe “kameleonëve muzikorë”, siç i quan me shaka kolegët e vet në formacion - Stojanankullov-Stunxhi (bater) dhe Boris Taslev (kontrabas). Koncerti quhet “Pak muzikë nate”-titull i cili na kujton për kryeveprën e Mozartit. Kuptohet kjo nuk është e rastit. Si dhe në Like Jazz Volume 1, Zaberski ka zgjedhur tema të njohura dhe vepra të preferuara të krijuara në epoka të ndryshme.
"Ky është një titull shumë i bukur dhe do të mbetet si “markë tregtare”, sepse shumë qartë tregon drejtimin tonë" –thotë Angjell Zaberski. “Pak muzikë nate”...”Pak” – sepse gjithmonë ka se çfarë akoma të kërkohet. Muzika klasike ose siç e quajnë “muzika serioze” është pafund. “Muzikë e natës”-sepse, sipas meje, kjo është muzika e cila mund të dëgjohet pas orës 20.00 (atëherë fillon dhe koncerti ynë në Pallatin Kombëtar të Kulturës). “Muzikë” – sepse për mua kjo është një muzikë e vërtetë.Like Jazz – edicioni dytë përfshin melodi jashtëzakonisht të njohura. Do të dëgjoni Çajkovski me baletin “Liqeni i mjellmave”, Franc List me “Ëndërrimi”, dy pjesa shumë të njohura të Shopenit, “O mio babbino caro” – arien e njohur nga opera “Gianni Schicchi”(Xhani Skiki) të Puçinit, Bah-“Aria”, Rahmaninov me një temë të shkëlqyer sllave nga “Koncerti i dytë për piano”, Paganini, Brams e kështu e tutje. Jam shumë mirënjohës se ”pas shpinës sime” janë dy muzikantë fantastikë, me të cilët punoj vite me radhë dhe ata më shtyjnë të vazhdoj pikërisht në këtë drejtim. Stojan Jankullov dhe Boris Taslev janë interpretues, të cilët krijojnë muzikë të gjinive të ndryshme. Ndihem shumë komode me ta. Nga njëra anë-nuk mund të them se albumi është prej autori, sepse përdor tema të kompozitorëve të mëdhenj, në bazë të të cilave krijoj muzikën time duke treguar pikëpamjen time sa i përket harmonisë dhe ritmit. Por në një farë mënyre kjo po kështu është krijim i muzikës.
Jam i bindur se, kjo muzikë do të pranohet mirë nga publiku, pavarësisht nga mosha e dëgjuesve. Ky ështëdhe synimi im - të mos të jetë ”e rëndë” dhe të jetë e këndshme për t’u dëgjuar. Nëse albumi flet për një nostalgji ndaj muzikës klasike? Gjithmonë do të kem nostalgji ndaj kësaj, me të cilën kam filluar. Mbase prandaj kërkoj rrugë për përzierjen e të dyja gjinive dhe për afrimin e stileve. Në album, si dhe në variantin e tij për koncerte ka improvizime të shumta dhe një harmoni interesante...Harmonia e bukur e xhazit, drejt së cilës gjithmonë kam ushqyer një devotshmëri të veçantë. Asnjëherë nuk mund të interpretoj një pjesë në të njëjtën mënyrë. Thjesht nuk mundem. Jam i lumtur se, kam një talent të tillë të improvizoj, sepse improvizimi më jep liri të krijojë muzikë në këtë moment".
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..