Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Angjell Zaberski-biri: “Improvizimi më jep liri...”

Pianisti i njohur i xhazit prezanton Like Jazz – Volume 2

Angell Zaberski
Foto: wikipedia.org

Angjell Zaberski-biri dhe trioja e tij prezantojnë albumin e vet të ri me koncert më 18 prill, në sallën numër 6 të Pallatin Kombëtar të Kulturës. Like Jazz-Volume 2 është albumi i tretë i përbashkët i xhaz pianistit dhe “kameleonëve muzikorë”, siç i quan me shaka kolegët e vet në formacion - Stojanankullov-Stunxhi (bater) dhe Boris Taslev (kontrabas). Koncerti quhet “Pak muzikë nate”-titull i cili na kujton për kryeveprën e Mozartit. Kuptohet kjo nuk është e rastit. Si dhe në  Like Jazz Volume 1, Zaberski ka zgjedhur tema të njohura dhe vepra të preferuara të krijuara në epoka të ndryshme.

"Ky është një titull shumë i bukur dhe do të mbetet si “markë tregtare”, sepse shumë qartë tregon drejtimin tonë" –thotë Angjell Zaberski. “Pak muzikë nate”...”Pak” – sepse gjithmonë ka se çfarë akoma të kërkohet. Muzika klasike ose siç e quajnë “muzika serioze” është pafund. “Muzikë e natës”-sepse, sipas meje, kjo është muzika e cila mund të dëgjohet pas orës 20.00 (atëherë fillon dhe koncerti ynë në Pallatin Kombëtar të Kulturës). “Muzikë” – sepse për mua kjo është një muzikë e vërtetë.Like Jazz – edicioni dytë përfshin melodi jashtëzakonisht të njohura. Do të dëgjoni Çajkovski me baletin “Liqeni i mjellmave”, Franc List me “Ëndërrimi”, dy pjesa shumë të njohura të Shopenit, “O mio babbino caro” – arien e njohur nga opera “Gianni Schicchi”(Xhani Skiki) të Puçinit, Bah-“Aria”, Rahmaninov me një temë të shkëlqyer sllave nga “Koncerti i dytë për piano”, Paganini, Brams e kështu e tutje. Jam shumë mirënjohës se ”pas shpinës sime” janë dy muzikantë fantastikë, me të cilët punoj vite me radhë dhe ata më shtyjnë të vazhdoj pikërisht në këtë drejtim. Stojan Jankullov dhe Boris Taslev janë interpretues, të cilët krijojnë muzikë të gjinive të ndryshme. Ndihem shumë komode me ta. Nga njëra anë-nuk mund të them se albumi është prej autori, sepse përdor tema të kompozitorëve të mëdhenj, në bazë të të cilave krijoj muzikën time duke treguar pikëpamjen time sa i përket harmonisë dhe ritmit. Por në një farë mënyre kjo po kështu është krijim i muzikës.

Jam i bindur se, kjo muzikë do të pranohet mirë nga publiku, pavarësisht nga mosha e dëgjuesve. Ky ështëdhe synimi im - të mos të jetë ”e rëndë” dhe të jetë e këndshme për t’u dëgjuar. Nëse albumi flet për një nostalgji ndaj muzikës klasike? Gjithmonë do të kem nostalgji ndaj kësaj, me të cilën kam filluar. Mbase prandaj kërkoj rrugë për përzierjen e të dyja gjinive dhe për afrimin e stileve. Në album, si dhe në variantin e tij për koncerte  ka improvizime të shumta dhe një harmoni interesante...Harmonia e bukur e xhazit, drejt së cilës gjithmonë kam ushqyer një devotshmëri të veçantë. Asnjëherë nuk mund të interpretoj një pjesë në të njëjtën mënyrë. Thjesht nuk mundem. Jam i lumtur se, kam një talent të tillë të improvizoj, sepse improvizimi më jep liri të krijojë muzikë në këtë moment".

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një koncert i daulleve japoneze tajko do të kënaqë dashamirësit e muzikës në Sofje

Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..

botuar më 24-11-05 9.10.PD

Kottarashky prezanton filmin "Kutia e zezë ballkanike" në Berlin

Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..

botuar më 24-11-05 6.10.PD
Pllamena Mangova dhe Rainer Honeck

Një surprizë për publikun bullgar – koncerti i parë i përbashkët i violinistit austriak Rainer Honeck dhe pianistes Pllamena Mangova

Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..

botuar më 24-11-04 7.15.PD