Të njohësh atdheun tënd përmes fjalëve të para të shqiptuara në mënyrë jo shumë bindëse, kujtimeve të huaja dhe mësimeve dhe pas kësaj me një laps imagjinar ta pikturosh në ngjyra. Shkolla e mijëra fëmijëve bullgarë nëpër botë duket frymëzuese dhe bile magjepsëse. Në të ata mbledhin copëza prej dijeve, përjetimeve dhe ëndrrave, të cilat i rendisin në një kaleidoskop të larmishëm dhe trillojnë Bullgarinë e vet. Një nga këto qendra është shkolla bullgare e ditës së diel në Lisbonë. Ajo i ka hapur dyert gjatë vitit 2009 me mision edukativ dhe atdhedashës mes bashkësisë sonë në Portugali.
"Kur fillova punë gjatë vitit 2011, në shkollë shkonin rreth 20 fëmijë, kurse tani janë 40 – tregon drejtoresha Rumjana Davidova. Pjesa më e madhe prej tyre janë nga familje të përziera bullgaro-portugjeze, por kemi dhe një vajzë, e cila nuk ka lidhje fisnore me Bullgarinë. Melisa nga Guineja po kështu do që të mësojë bullgarisht dhe të njihet me kulturën bullgare, me historinë dhe traditat për shkak të shoqes së saj e cila është bullgare. Që të gjithë fëmijët, bile dhe Melisa, mund të shkruajnë ,të lexojnë dhe të flasin mirë në gjuhën bullgare. Nxënësit tanë janë shumë të emocionuar, ata e vizitojnë shkollën me një gëzim të madh, sepse këtu “prekin” diçka të re dhe në të njëjtën kohë shumë interesante dhe të dashur. Më vjen keq se akoma nuk kemi hapur filiale në rajone më të largëta në Portugali, por ky do të jetë dhe qëllimi ynë për vitin e ardhshëm shkollor, sepse prindërit duan që fëmijët e tyre të frekuentojnë shkollë bullgare."
Fëmijët mësojnë në bazë të programit të Ministrisë së Arsimit, të ndarë në katër grupe sipas moshës, dhe në mësimet e tyre hyjnë gjuha dhe letërsia bullgare, historia dhe gjeografia. Por, cila është më e rëndësishmja – të flasin, të lexojnë dhe të shkruajnë në gjuhën bullgare ose të njohin Bullgarinë përmes fakteve nga historia e saj, jetesa dhe kultura?
"Të gjitha, me qenë se për nxënësit tanë Bullgaria është një nocion abstrakt – përgjigjet Rumjana Davidova. Disa prej tyre kanë udhëtuar deri në Bullgari një ose dy herë dhe për ta ajo është një vend i largët, deri tek i cili janë afruar për pak. Kështu që për ta çdo gjë është interesante dhe emocionuese, kurse për mua është me rëndësi që fëmijët fillimisht të mësojnë gjuhën bullgare, që të mund të komunikojnë midis tyre. Dhe pasi të dinë të shkruajnë dhe të lexojnë, të ecin dhe drejt historisë dhe gjeografisë bullgare, drejt traditave dhe kulturës bullgare."
Çfarëdo që të mësojnë fëmijët, ajo detyrimisht kalon përmes emocioneve të tyre, me qëllim që të fillojnë ta ndiejnë Bullgarinë si atdheu i tyre.
“Gjithmonë filloj me këtë se në Ballkan dhe në territorin e Bullgarisë kanë jetuar trakët – një nga popujt më të qytetëruar në lashtësi” – thotë drejtoresha. “Prandaj ne duhet të krenohemi me trashëgiminë e tyre. Tregoj dhe për këtë se vendi ynë është një nga shtetet e themeluara më herët jo vetëm në Evropë, por dhe në të gjithë botën. Fëmijët dinë po kështu se kush e ka themeluar shtetin bullgar, si bullgarët i kanë zhvilluar betejat dhe luftërat e tyre të suksesshme. Iu tregoj për mbretin Simeon, çfarë kanë arritur mbretërit e tjerë, sesi mbreti Boris I pranon nxënësit e shenjtorëve Kirill dhe Metodij (të cilat na kanë lënë shkronjat) dhe sesi Bullgaria bëhet atdheu i shkrimit sllav. Jo rastësisht shkolla mban emrin e Vëllezërve të Shenjtë dhe në kopshtin e ambasadës kemi një monument të tyre. Nxënësit mësojnë akoma, se edhe sikur vendi ynë të jetë një vend i vogël për nga territori, ai gjendet në një vend strategjik dhe për më tepër se ne duhet të mendojmë dhe për të ardhmen e tij”.
Rreth shkollës bullgare prindërit e fëmijëve kanë krijuar një bashkësi të vogël, e cila çdo fundjavë kalon nga disa orë bashkë. Në festat bullgare po kështu mblidhen bashkë – kështu ka qenë në ditën e Krishtlindjeve, kur televizioni portugez ka xhiruar kukerët bullgarë /njerëz të maskuar/ dhe djemtë që vizitojnë shtëpitë duke kënduar dhe uruar shëndet dhe bеgаti, kështu do të jetë dhe në ditën e Ringjalljes së Krishtit. Në prag të Pashkës do të lyejnë vezë, do të bëjnë kozunak/panetone/ byrek dhe pite, do të pjekin mish në hell dhe do ta ndajnë festën me të gjithë ata, të cilët dëshirojnë që ta festojnë Pashkën në mënyrë bullgare në një piknik në parkun rreth Lisbonës.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personalMe iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të..
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore -..
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe..