Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vizita e papës Françesku në Bullgari më 5 dhe 6 maj

Iva Mihajllova: Ortodoksët po kështu mund të marrin pjesë në ngjarjen për paqe në shesh

Foto: popeinbulgaria.gov.bg

Vizita e papës Françesk në Bullgari do të kalojë nën shenjën e paqes – Ati i Shenjtë zgjodhi për moto të udhëtimit të vet apostolik “Paqe në Tokë”, duke e huazuar titullin nga enciklika “PaceminTerris” të papës “bullgar” Gjoni XXIII. Nga Bullgaria ai do të drejtojë dhe mesazhin e tij për paqe ndaj botës.

Papa do të shkelë në tokën bullgare në orën 10 më 5 maj dhe menjëherë do të fillojë takimet e tij sipas protokollit me kryeministrin, presidentin dhe patriarkun. Gjatë kohës së lutjes së drekës “Mbretëresha Qiellore” /“Regina Coeli“/ ai do të drejtojë mesazhin e vet tradicional të ditës së diel ndaj botës, i cili në një transmetim të drejtpërdrejt televiziv nga sheshi i kryeqytetit “Shën Aleksandër Nevski” do të arrijë deri tek të gjitha pjesët e rruzullit tokësor. Liturgjia e shenjtë e ditës së diel në sheshin “Aleksandër Batenberg” pritet që të mbledhë në një vend katolikë, ortodoksë, protestantë dhe përfaqësues të feve të tjera, që të përshëndesin Atin e Shenjtë dhe bashkë të përjetojnë këtë moment të lumtur dhe të përuruar për vendin tonë.

Ditën tjetër-përpara se të largohet për në qytetin Rakovski, ku jeton një bashkësi kompakte katolike, Papa Françesku do të vizitojë qendrën për refugjatë, ku do të dëshmojë përpara emigrantëve përkrahjen dhe dashurinë e vet. Fati i tyre qëndron shumë afër zemrës së tij, prandaj dhe në ditën e së Premtes së Madhe, ai foli për "emigrantët, të cilët gjejnë dyer të mbyllura dhe zemra të blinduar, për shkak të frikës së politikanëve".

Në kishën “Zemra e shenjtë e Jisu Krishtit” në qytetin Rakovski, papa Françesku do të mbajë një meshë, në të cilën fëmijë nga komuniteti katolik do të marrin Kungimin e vet të Parë.

Para se të ndahet me popullin bullgar dhe të niset drejt Maqedonisë së Veriut, Papa do të drejtojë mesazh për paqe nga “Jerusalemi i Vogël” – hapësira e mbyllur midis kishës ortodokse dhe asaj katolike, midis sinagogës dhe xhamisë në kryeqytetin bullgar. “Nga ky vend apeli për paqe do të tingëllojë me një forcë të veçantë”, thotë ekzarku apostolik Hristo Projkov.

"Pikërisht në Bullgari, Papa i ardhshëm Gjon XXIII përqafoi idenë se është e mundur që njerëzit nga fetë e ndryshme të jetojnë në paqe midis tyre (që nga viti 1925 deri në vitin 1934 përfaqësuesi i Vatikanit tek ne ka qenë Anxhelo Ronkali, i zgjedhur gjatë vitit 1958 për Papë) – shton Iva Mihajllova, zëdhënëse e Kishës Katolike tek ne. Dhe ne këtë e kemi – ortodoksët, myslimanët, hebrenjtë, armenesit – shekuj të tërë me radhë kenë jetuar në paqe dhe tolerancë dhe vazhdojnë kështu dhe deri më sot. Mbase shumica e pyesin veten se përse papa Françesku zgjodhi pikërisht Sofjen, që të drejtojë këtë apel për paqe dhe shpjegimi është në këtë shembull të mirë, të cilin mund ta japim ne në Ballkan dhe para të gjithë botës."

Në ngjarjen për paqe krahas papës Françesk do të qëndrojnë dhe udhëheqësit e besimeve të tjera në Bullgari si shenjë e përkrahjes. Kështu mesazhi do të arrijë deri tek të gjitha pikat në mbarë botën, ku ka probleme, luftra, dëshpërim – jo vetëm atje ku ka konflikte të armatosura, por dhe ku ka padrejtësi në shoqëri dhe ku mungon toleranca. Vetëm Sinodi i Shenjtë i kishës sonë ortodokse refuzoi të marrë pjesë. "Sipas kanuneve të krishterët ortodoks nuk duhet të falen me heretikët, kurse të tillë sipas supozimit janë të gjithë të cilët nuk e kanë besimin ortodoks", sqaroi pozitën e Kishës Ortodokse Bullgare teologu Ivan Zhelev.

"Unë nuk mund ta quaj këtë refuzim - ata shprehin refuzim vetëm sa i përktet lutjes së përbashkët, por ne nuk i kemi ftuar as për një shërbesë të përbashkët, as për lutje të përbashkët – komenton nga ana e vet, Iva Mihajllova. Patriarku Neofit do ta pranojë papën në Pallatin e Sinodit, aty do të jenë dhe pothuajse të gjithë anëtarët e Sinodit të Shenjtë, të cilët tanimë shprehën gatishmëri t’i tregojnë mikpritje. Kështu që tension midis të dyja kishave nuk ka dhe shpresojmë që vizita do të kalojë në frymën e mirëkuptimit. Përveç kësaj deri më 6 maj ka kohë, le t’i lemë gjërat, pa dhënë konkluzione kategorike. Bullgarët ortodoks nuk janë vetëm Sinodin e Shenjtë dhe Patriarkun bullgar, por dhe 4 milionë veta, të cilët po kështu mund të marrin pjesë në ngjarjen për paqe në shesh."

Gjatë vitit 2002 papa Gjon Pali II nga Sofja e justifikoi zyrtarisht Bullgarinë për atentatin kundër tij në sheshin “Shën Pjetri” më 13 maji të vitit 1981. 17 vjet më vonë papa Françesku do të shtojë më shumë mesazhe për miqësi, mendon akoma zëdhënësja e katolikëve tek ne.

"Vizita e papës Gjon Pali II ishte një precedent, por gjithsesi dhe Papa ishte tjetër, me prioritetet e tjera dhe në një gjendje më të ndryshme shëndetësore dhe fizike. Derisa vizita e mëparshme ishte drejtuar më tepër bashkësisë katolike, kjo e tanishmja do të jetë një ngjarje ku theksi nuk do të jetë kombëtar, mesazhi do të tingëllojë në të gjithë botën me thirrje për paqe. Vizita do të ketë thekse fare të tjera, të drejtuara më tepër bullgarëve të zakonshëm. Papa do të shkojë në qytetin Rakovski – ai ka se çfarë t’i thotë secilit me zemër të hapur. Ai ka dëshirë të sjellë besim, shpresë dhe dashuri, si një ambasador i paqes dhe i Krishtit në Bullgari."

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD