Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eksporti i produkteve bujqësore është duke u rritur

Foto: BGNES

Eksporti i mallrave bujqësore dhe ushqimeve arriti 4,5-5 mlrd. euro, kjo është 1 mlrd. euro më shumë në krahasim me importin, tha Ministri i bujqësisë Rumen Porozhanov në forumin e organizuar me rastin e Pashkëve “Po! Ushqimeve bullgare”. Gjatë vitit 2018 vetëm në Japoni janë eksportuar 1,3 mln. litra verë. Në Japoni vera ambalazhohet në shishe me markën “Neshka” siç është emri i trajneres së njohur bullgare të gjimnastikës artistike, e cila është shumë e njohur atje. Marrëveshja e Japonisë me BE është në favor të shkëmbimit të mallrave ndërmjet Bullgarisë dhe Japonisë duke pasur parasysh se taksat doganore për produktet bullgare hiqen plotësisht. Kështu me siguri eksporti bullgar për këtë shtet aziatik do të vazhdojë të rritet. Vazhdojnë dhe negociatat për rritjen e furnizimeve të verës bullgare në Kinë. Pekini ka premtuar se do të lejojë importin e bulmetrave bullgare. PO kërkohen tregje të reja edhe në shtetet arabe. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fillon riparimi kryesor i Urës së Danubit pranë Ruses

Nga 10 korriku fillon riparimi kryesor i Urës së Danubit në afërsi të Ruses, njofton Agjencia “Infrastruktura Rrugore”. Punimet e ndërtimit do të kryhen çdo ditë gjatë orëve të ditës, 10-12 orë në ditë, sipas specifikave të aktiviteteve të..

botuar më 24-07-10 5.30.PD

Parashikimi i motit për 10 korrikun 2024

Të mërkurën do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 21°, në Sofje 18°. Maksimumi..

botuar më 24-07-09 7.40.MD

PP nuk do të marrë pjesë në bisedimet për formimin e qeverisë

Deputetët e “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP-DB) rikonfirmuan në mbledhjen e tyre qëndrimin e Këshillit Kombëtar të PP-së se “brenda Asamblesë së 50-të Kombëtare nuk ka shumicën e nevojshme për të krijuar një qeveri të vërtetë reformiste,..

botuar më 24-07-09 6.23.MD