Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festival i qilimave nga krahina e Çiprovcit – 27-28 prill

Bukuria e motiveve të Çiprovcit dhe aplikimi i tyre modern në krijimet e Loreta Vellkovës

Loreta Vellkova është një krijuese origjinale, e cilia rikrijon motivet tradicionale të Çiprovcit në një mënyrë krejtësisht të re, duke i gërshetuar me artin modern, kurse rrugicat e punuara me dorë, pikturat e thurura për mur, jastëkët, si dhe sende të tjera jo vetëm se ndriçojnë dhe xixëllojnë në qilimat tipikë për këtë krahinë, por dhe ngrohin me një dashuri të jashtëzakonshme.

Unë kam lindur në Çiprovci dhe jam rritur rreth tezgjahut të nënës time. E kam vënë re se si i thur qilimat dhe çdo gjë është regjistruar në vetëdijen time - kujtohet Loreta Vëllkova. Në një etapë mjaft më të vonë vendosa dhe unë të punoj diçka, e cila është e lidhur me qilimat e Çiprovcit, sepse ata i sjellin mesazhet e veta. Qilimi është një bukuri, një magji, një përrallë, të cilën shumë njerëz nuk mund ta lexojnë. Kjo nuk është një mbulesë e zakonshme për tokën, kjo është një pasuri, ka një mistikë. Ajo vjen nga motivet dhe simbolet e qilimit.



Një nga simbolet më të përdorura është “kanatica”. Ai është shumë i vjetër dhe përbën një flutur të stilizuar. Ajo mbron nga fuqitë e këqija, sjell shumë fat dhe mirëqenie. Në të kaluarën, kur burrat janë nisur në kurbet, gratë kanë punuar qilima të posaçëm, me “kanatica”, që t'i mbrojnë dhe burrat të kthehen shëndosh e gjallë dhe me një fitim të madh. Tani, më vështirë mundet që njeriu të marrë një qilim me vete, kështu që punohen qilima të vogla në formë pikture me "kanatici" - kur të nisen njerëzit për jashtë shtetit, t'i mbrojnë dhe t'i ruajnë - sqaron Loreta Vellkova.



Një simbol tjetër janë shpendët - ata janë simbol i pastërtisë shpirtërore, i lirisë, dhe i lajmeve të mira.



Simboli i Diellit si mbartës i harmonisë, i forcës, i energjisë, quhet “kolla”.



Në qilimat shpesh herë përdoret dhe “makaz”. Ai përbën dy trekëndëshe të kthyera me majat njëri drejt tjetrit. Ky është fillimi, nisma e gruas dhe e burrit. Kur makaza ka trekëndëshe të tjera të shtuara nga ana e sipërme dhe nga ana e poshtme, pasqyron zhvillimin dhe rritjen e fisit.



“karakaçka” konsdierohet si simbol i hyjneshës së pjekurisë dhe begatisë. Të shumta janë simbolet, mesazhet janë të harruara me kalimin e viteve, por ato themeloret dihen dhe transmetohen.



Teknologjia, në bazë të së cilës punon Loreta Vellkova më shumë se 20 vjet, është e vjetër - në një vegjë vertikale dhe me përdorimin e materialeve natyrale.



Arti gjithmonë më ka pëlqyer shumë. Kur i marr motivet tradicionale bullgare dhe i rikrijoj në bazë të një mënyre moderne, kështu që të gjejnë vend në çdo një banesë moderne, unë e shpreh veten time. Për krijimin e një vepre njeriu duhet të ketë përfytyrim të qartë se çfarë do që të bëjë. Është e nevojshme të zotërojë teknikën e endjes deri në përsosmëri, të mund të pikturojë po kështu është e rëndësishme, sepse endja artistike është një pikturim me penj dhe leshra të ndryshme. Njeriu duhet të rikrijojë atë, të cilën do që ta shprehë në këtë moment, në bazë të një mënyre, në të cilën e shikon ai
- është e bindur Loreta Vellkova.



Punimet e shkëlqyera të mjeshtres mund të shikohen në Festivalin e Qilimit të Çiprovcit, i cili do të zhvillohet më 27 dhe 28 prill. Gjatë këtyre dy ditëve miqtë e Çiprovcit mund të mësojnë çdo gjë për punimin e qilimave, si dhe të provojnë vetë të krijojnë diçka për kujtim. Ja se çfarë mesazhi u transmeton njerëzve përmes krijimeve të veta Loreta Vellkova, e cila në çdo një krijim fut jo vetëm imagjinatë, por dhe pjesë nga shpirti i saj:

Duhet të ruajmë traditën, t'ua transmetojmë brezave të ardhshëm, të marrim parimin themelor të traditës, dhe çdonjëri ta tregojë në një mënyre të ndryshme, kështu që ajo të gjejë prani deri tek brezat më të rinj, të arrijë deri tek shtëpia moderne, të ruhet dhe të transmetohet. Sepse ne, nuk duhet që të humbasim identitetin tonë, por të ruajmë dhe të mbrojmë traditat tona, që të mundim të mbijetojmë si komb dhe si shtet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD
Maria Bakallova ia jep Çmimin e Madh në festival regjisorit Kirill Serebrennikov

Filmi-drama "Limonov" fitoi çmimin e madh në "Cinelibri" në Sofje

Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..

rinovuar më 24-10-27 6.29.MD

Një atraksion i ri në Burgas - Muzeu i të Pamundurës zhbën iluzionet

Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ​​ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...

botuar më 24-10-26 3.15.MD