Një maji rikujton për grevën e guximshme të sindikatave në Shtetet e Bashkuara, të cilët gjatë vitit 1886 drejtojnë mbi 300 000 punonjës me kërkesë për aplikimin zyrtar të ditës prej 8 orësh të punës. Në këtë datë në Bullgari, por dhe në shumë vende nëpër botë, festohen meritat e lëvizjes punëtore për mbrojtje më të madhe shtetërore të të drejtave dhe të interesave të punonjësve në çdo një sferë.
Organizata Ndërkombëtare e Punës është një nga organizatat më të vjetra e krijuar gjatë vitit 1919, që të mbështesë paqen sociale dhe drejtësinë. Ajo është organizata e vetme universale për nga lloji i vet, në të cilën marrin pjesë përfaqësues të qeverive, të punëdhënësve dhe të sindikatave. Bullgaria është mes anëtarëve të parë të pranuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës dhe është mes 10 shteteve prijëse, të cilat kanë ratifikuar mbi 100 konventa për të drejtat e njeriut në sferën e punës. Afro 100 vjet vendi ynë merr pjesë në punën e Organizatës Ndërkombëtare të Punës pa ndërprerje, pavarësisht nga kthesat në zhvillimin e vet shoqëror dhe politik. Në programin e nënshkruar special për bashkëpunim midis Organizatës Ndërkombëtare dhe Bullgarisë, vëmendja është u është drejtuar sferave fondamentale, si parimet dhe të drejtat në vendin e punës, punësimi, mbrojtja sociale dhe dialogu social. Kohët e fundit në Sofje u shënua jubileu 100 vjeçar i organizatës me një mbledhje festive të Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh. Mes miqve qe dhe zëvendës drejtori regjional i Byrosë Ndërkombëtare të Punës për Evropën dhe Azinë Qendrore - Mauricio Busi.
Pakësimi i pabarazisë dhe shtimi i drejtësisë sociale janë probleme globale, të cilat kërkojnë vendime të guximshme në një nivel global - shënoi miku. Është e domosdoshme që të ketë përkrahje për njerëzit në kushtet e ranzicionit, të punohet në drejtimin e barazisë midis gjinive dhe për pakësimin e diskriminimit. Në qoftë se gratë edhe në të ardhmen vazhdojnë të mbajnë peshën e ekonomisë shtëpiake dhe të familjes, ato nuk ka sesi të barazohen për nga mundësitë me burrat. Rritja e Produktit të Brendshëm Bruto të një shteti nuk është tregues për prodhueshmërinë e punës.
Dhe jo në vend të fundit Mauricio Buci vuri në dukje se në ndarjen e kohës për punë dhe pushim vetë punonjësit duhet të marrin pjesëmarrje më të madhe. Është me rëndësi që teknologjitë të jenë në ndihmë të njeriut për një punë të denjë. Në lidhje me këtë pozita e re e punonjësit në procesin e digjitalizimit dhe automatizimit do të shqyrtohet në takimin e ardhshëm ndërkombëtar të sindikalistëve gjatë muajit qershor.
“Në qoftë se do paqe, krijo drejtësi” - këto fjalë, të thëna nga drejtuesi i parë i Organizatës Ndërkombëtare të Punës Alber Toma gjatë vitit 1920 edhe sot janë shumë aktuale dhe na tregojnë qëllimet e organizatës, vuri në dukje zëvendëskryeministrja e Bullgarisë Mariana Nikollova dhe shtoi se anëtarësia e Bullgarisë në Organizatën Ndërkombëtare të Punës është jashtëzakonisht e vlefshme për shkak të mundësive të përdoret ekspertiza e thelluar e organizatës. Kushtet e punës kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me sigurinë dhe qetësinë e punonjësve. A respektohet kjo kërkesë? Një anketë mes punonjësve nga Sofja në një fabrikë për penj industrial tregoi se aty punëdhënësi i huaj ka ndërmarrë të gjitha masat për sigurinë në vendin e punës:
Përdoren dorashka, syze mbrojtëse, maska kundër thithjes së pluhurit, pajisje për mbrojtën e të dëgjuarit, si dhe këpucë kundër rrëshqitjes dhe me maja të forta kundër shtypjes së gishtave të këmbëve. Tani po aplikojnë dhe përparëse mbrojtëse. Nuk nevojitet që në repartet tona të punojmë jashtë orarit, punojmë aq sa është norma prej 8 orësh në ditë. Objektet e ndërtimit janë një nga vendet më të rrezikshme për punonjësit. Ja se çfarë masash mbrojtëse përdor Viktor, një ndërtues nga Sofja:
Duhet të jesh me këpucë të përshtatshme, me kaskë, me dorashka, me gjyzlykë, varet se çfarë bën. Sot punojmë në katin e poshtëm dhe nuk ka nevojë prej kaske, por duhen dorashka, këpucë. Në firmën tonë rregullat respektohen dhe blihet ajo që duhet. Në qoftë se ndonjë pëson aksident thërrasim ambulancën ose me makinë e shpiem në spital.
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaMinoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..