Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1 maji - çdo një punë duhet të ketë dhe një pagim të denjë

Foto: BGNES

Një maji rikujton për grevën e guximshme të sindikatave në Shtetet e Bashkuara, të cilët gjatë vitit 1886  drejtojnë mbi 300 000 punonjës me kërkesë për aplikimin zyrtar të ditës prej 8 orësh të punës. Në këtë datë në Bullgari, por dhe në shumë vende nëpër botë, festohen meritat e lëvizjes punëtore për mbrojtje më të madhe shtetërore të të drejtave dhe të interesave të punonjësve në çdo një sferë.

Organizata Ndërkombëtare e Punës është një nga organizatat më të vjetra e krijuar gjatë vitit 1919, që të mbështesë paqen sociale dhe drejtësinë. Ajo është organizata e vetme universale për nga lloji i vet, në të cilën marrin pjesë përfaqësues të qeverive, të punëdhënësve dhe të sindikatave. Bullgaria është mes anëtarëve të parë të pranuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës dhe është mes 10 shteteve prijëse, të cilat kanë ratifikuar mbi 100 konventa për të drejtat e njeriut në sferën e punës. Afro 100 vjet vendi ynë merr pjesë në punën e Organizatës Ndërkombëtare të Punës pa ndërprerje, pavarësisht nga kthesat në zhvillimin e vet shoqëror dhe politik. Në programin e nënshkruar special për bashkëpunim midis Organizatës Ndërkombëtare dhe Bullgarisë, vëmendja është u është drejtuar sferave fondamentale, si parimet dhe të drejtat në vendin e punës, punësimi, mbrojtja sociale dhe dialogu social. Kohët e fundit në Sofje u shënua jubileu 100 vjeçar i organizatës me një mbledhje festive të Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh. Mes miqve qe dhe zëvendës drejtori regjional  i Byrosë Ndërkombëtare të Punës për Evropën dhe Azinë Qendrore - Mauricio Busi.

Pakësimi i pabarazisë dhe shtimi i drejtësisë sociale janë probleme globale, të cilat kërkojnë vendime të guximshme në një nivel global - shënoi miku. Është e domosdoshme  që të ketë  përkrahje për njerëzit në kushtet e ranzicionit, të punohet në drejtimin e barazisë midis gjinive dhe për pakësimin e diskriminimit. Në qoftë se gratë edhe në të ardhmen vazhdojnë të mbajnë peshën e ekonomisë shtëpiake dhe të familjes, ato nuk ka sesi të barazohen për nga mundësitë me burrat. Rritja e Produktit të Brendshëm Bruto të një shteti nuk është tregues për prodhueshmërinë e punës.

Dhe jo në vend të fundit Mauricio Buci vuri në dukje se në ndarjen e kohës për punë dhe pushim vetë punonjësit  duhet të marrin pjesëmarrje më të madhe. Është me rëndësi që teknologjitë të jenë në ndihmë të njeriut për një punë të denjë. Në lidhje me këtë pozita e re e punonjësit në procesin e digjitalizimit dhe automatizimit do të shqyrtohet në takimin e ardhshëm ndërkombëtar të sindikalistëve gjatë muajit qershor.

“Në qoftë se do paqe, krijo drejtësi” - këto fjalë, të thëna nga drejtuesi i parë i Organizatës Ndërkombëtare të Punës Alber Toma gjatë vitit 1920 edhe sot janë shumë aktuale dhe na tregojnë qëllimet e organizatës, vuri në dukje zëvendëskryeministrja e Bullgarisë Mariana Nikollova dhe shtoi se anëtarësia e Bullgarisë në Organizatën Ndërkombëtare të Punës  është jashtëzakonisht e vlefshme për shkak të mundësive të përdoret ekspertiza e thelluar e organizatës. Kushtet e punës kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me sigurinë dhe qetësinë e punonjësve. A respektohet kjo kërkesë? Një anketë mes punonjësve nga Sofja në një fabrikë për penj industrial tregoi se aty punëdhënësi i huaj ka ndërmarrë të gjitha masat për sigurinë në vendin e punës:

Përdoren dorashka, syze mbrojtëse, maska kundër thithjes së pluhurit, pajisje për mbrojtën e të dëgjuarit, si dhe këpucë kundër rrëshqitjes dhe me maja të forta kundër shtypjes së gishtave të këmbëve. Tani po aplikojnë dhe përparëse mbrojtëse. Nuk nevojitet që në repartet tona të punojmë jashtë orarit, punojmë aq sa është norma prej 8 orësh në ditë. Objektet e ndërtimit janë një nga vendet më të rrezikshme për punonjësit. Ja se çfarë masash mbrojtëse përdor Viktor, një ndërtues nga Sofja:

Duhet të jesh me këpucë të përshtatshme, me kaskë, me dorashka, me gjyzlykë, varet se çfarë bën. Sot punojmë në katin e poshtëm dhe nuk ka nevojë prej kaske, por duhen dorashka, këpucë. Në firmën tonë rregullat respektohen dhe blihet ajo që duhet. Në qoftë se ndonjë pëson aksident thërrasim ambulancën ose me makinë e shpiem në spital.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD