Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Liderët e partive nacionaliste evropiane mbërrijnë në Sofje

Marine Le Pen me Veselin Mareshki
Foto: BGNES

Liderët e partive nacionaliste evropiane janë në Sofje për takim me përkrahësit e tyre. Delegacioni është në krye me Marine Le Pen - kryetarja e “Fronit Kombëtar” të së djathtës së skajshme franceze, formacioni i së cilës është ai kryesor në Lëvizjen për Evropën e Kombeve dhe Lirive. Mikpritësi i ngjarjes është partia „Volja“  me lider Veselin Mareshki, e cila është anëtare e Evropës së Kombeve dhe Lirive. Në delegacion marrin pjesë gjithashtu eurodeputeti belgjian Gerolf Annemans nga partia „Vlaams Belang”, Ludovig Goga nga Sllovakia (kryetari i partisë “Atdheu”) dhe Radim Fiala, bashkëkryetari i partisë çeke “Liria dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë”. Vizita e kaluar e Marine Le Pen në Bullgari u zhvillua gjatë nëntorit të 2018.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Liqeni i Pomories mirëpret vizitorët pa pagesë për Ditën Botërore të Ligatinave

Sot, më 1 shkurt, Qendra e Vizitorëve “Liqeni i Pomories” pranon vizitorë falas me rastin e Ditës Botërore të Ligatinave, e cila festohet më 2 shkurt. Kështu ka bërë të ditur Komuna e Pomories. Qendra do të jetë e hapur nga ora 10:00 deri në orën 16:00...

botuar më 25-02-01 5.15.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të mbajë mjegull ose vranësira të ulëta vende-vende në fusha dhe lugina të mbrojtura nga era. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në Sofje – rreth 1°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Vranësirat do të..

botuar më 25-01-31 7.35.MD

Një kontigjent nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria do të ruajë kufirin bullgaro-turk

Një kontingjent i përbashkët oficerësh nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria do të përforcojnë sigurinë në kufirin bullgaro-turk nga 3 shkurti, njoftoi Ministria e Brendshme. Fillimi i aktivitetit të përbashkët do të shënohet me një ceremoni zyrtare..

botuar më 25-01-31 5.36.MD