Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Life is a Study”: Mjeshtri i artit rrugor graffiti Nasimo me ekspozitë të re

13
Foto: nasimo.org

Më 15 maj në orën 19 në galerinë e kryeqytetit „2.0“ do t’i hapë dyert e veta ekspozita e gjashtë vetjake e Stanisllav Trofonovit „Life is a Study“.

Piktori është i njohur me pseudonimin Nasimo dhe është ndër pionerët e artit urban të Evropës Lindore dhe një nga piktorët tanë më interesantë të pikturave graffiti. Merret me këtë art që nga vitet e para të tranzicionit në Bullgari. Në vitin 1995 punimet e tij në mure (ose “art bombing”) renditen me ndalime në paraburgim. Aftësitë e tij i përsos duke studiuar arte të bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos (Bullgari Qendrore). Sot veprat e tij dërgojnë mesazhe nga mure të ndryshme në Bullgari, Kanada, Rusi, Gjermani, Greqi, Serbi, Turqi, Kinë etj. Ekspozita e re e Nasimo është më speciale sepse pasqyron rrugën e tij artistike gjatë 25 vjetëve të fundit:

„Këtë ide e kam tashmë 3-4 vjet, por nuk isha i gatshëm me punimet e mia për të. Nuk isha i gatshëm edhe nga ana psikologjike. Por çasti i përshtatshëm erdhi” – tha krijuesi.

Në çeljen solemne të ekspozitës do të prezantohet dhe libri – album „25 years on Nasimo: Sketchbook” me skica nga viti 1995 deri më sot, etydë me qymyr, vepra me bojëra vaji me teknikën “a la prima”, projekte – nga skica deri në realizimin në mur etj.

Krijimet e para graffiti të Nasimo janë shembuj të të menduarit të paqetë. Me kalimin e kohës, duke përjetuar situata të ndryshme etike, ai ka nevojë ta ndajë me të tjerët përvojën e grumbulluar shpirtërore. “Kuptova se kur njeriu shkon pas turmës, kur përpiqet t’u ngjajë të tjerëve, ai niset në një rrugë, që nuk e çon askund. Me punimet e mia përpiqem të tregoj se secili njeri duhet ta ketë rrugën e vet” – kishte thënë në një intervistë për Radio Bullgarinë në vitin 2012 Nasimo. Ja se çfarë mendon ai sot për mësimet e tjera, të cilat duhet t’i përvetësojmë, po të dëshirojmë të jemi të lumtur:

„Mësimi kryesor është që të përpiqemi të duami veten dhe botën rreth nesh. Dashuria sipas meje është mësimi më i rëndësishëm dhe frymëzimi më i madh. Dashuria e sinqertë është mësimi më i vështirë, sepse zakonisht secili pret ndonjë shpërblim në dashuri. Në se njeriu nuk e mëson mirë mësimin përkatës në jetë bëhet si në shkollë – përsërit vitin shkollor. Në të njëjtën mënyrë bëhen gjërat në jetë – derisa nuk e kuptojmë mësimin vazhdimisht i bëjmë të njëjtat gabimet.”

Dashura, bukuria dhe pika e kryqëzimit mes tyre – këto janë temat kryesore në artin e Nasimo. “Sepse – sqaron ai, - shpesh ngatërrojmë dashurinë dhe bukurinë me epshin. Por ku pikërisht është e vërteta? Kjo gjithmonë më ka interesuar”. Beson se kuptimi i jetës është në bërjen e vazhdueshme të pyetjeve dhe në kërkimin e përgjigjeve të tyre. “Mendoj se kur njeriu ndalon kërkimin, ai ndalon zhvillimin e vet. Kjo rrugë s’ka fund. Kërkimi është një destinacion, të cilin nuk mund ta arrijmë. Kjo është forca e lëvizjes së çdo gjëje në botë” – është i bindur Nasimo. Jeta është një shkollë, por ai nuk është ndër njerëzit, të cilët shfletojnë faqet e librave të vjetra mësimore. Ai është i njohur si mjeshtër graffiti, si piktor, i cili prezanton veprat e tij në galeri, si dizaner, si krijues i pikturave murale. Për këtë se cili prej këtyre roleve kërkon më shumë përkushtim, ai shpjegon:

Çdo gjë kërkon përkushtim, në çdo sferë, në të cilën punoj përpiqem t’i bëj gjërat sa më mirë. Miku im dirigjenti Jordan Kamxhallov thotë se përpjekjet që arrijnë deri më 99,9% janë kompromis. Po të duash të jesh i suksesshëm duhet të punosh 100%. Kjo është në fuqi edhe për mua.”

Pyetjes se çfarë për të është frymëzimi, Nasimo i përgjigjet:

„Frymëzimi sipas fjalëve të Pikasos ekziston, por ai vjen derisa njeriu punon. Nuk mund ta pres frymëzimin dhe atëherë të filloj të punoj. Shpesh kur filloj të vizatoj mbi ndonjë mur nuk di se çfarë do të jetë rezultati. Nganjëherë bile kam frikë, sepse nuk di se si të vazhdoj. Por kur filloj pak nga pak gjërat gjejnë vendin e tyre të saktë”.

Nasimo udhëton shumë, punon në Bullgari dhe në botë, takon kultura të ndryshme. Është i bindur se kështu zgjeron horizontin e njohurive të tij, grumbullon përvojë dhe dije. “Kjo më mëson të mos forcoj lidhjet me të tjerët”, pohon Nasimo. “Por pa lidhje të ngushta me njerëzit njeriu mund të mbetet në vetmi?” – është komenti tjetër logjik, të të cilit Nasimo i përgjigjet kështu:

Ndoshta nganjëherë është kështu – mendon pak piktori. – Por ne kemi ardhur të vetëm në këtë botë dhe do të ikim të vetëm. Ndoshta kjo është pjesë e mësimeve të jetës, të cilat duhet t’i mësojmë”.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD