Bullgarët fitojnë mesatarisht 193 euro në vit nga pjesëmarrja e shtetit në tregun e vetëm evropian. Kjo është një vlerë e shtuar prej 2.8% ndaj të ardhurave, apo para, të cilat bullgarët do t’i humbisnin, po të ishin jashtë Bashkimit Evropian. Shuma është shumë herë më e vogël në krahasim me të ardhurat në ekonomitë evropiane, të cilat përfitojnë më shumë nga lëvizja e lirë e mallrave, kapitaleve, shërbimeve dhe krahut të punës ndër 28 vendet e komunitetit. Një gjerman fiton nga tregu i vetëm në formën e të ardhurave suplementare 1046 euro në vit. Më të favorizuara janë rajonet ekonomike qendrore të BE-së dhe qytetet e mëdha, kurse më pak fitojnë shtetet periferike dhe kufitare. Evropiani mesatar merr nga 840 euro në vit, tregon studimi i fondacionit Bertelsmann.
Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..