Gjatë kësaj të shtune /11 maj/ në sheshin “Vëzrazhdane” në qytetin Jabllanica do të zhvillohet edicioni i parë i Festivalit të hallvës dhe të llokumit, organizuar krejtësisht prej nxënësve. Ata e kanë ndërmarrë këtë iniciativë, sepse duan t'i frymëzojnë vërsnikët e tyre drejt sipërmarrësisë dhe të tregojnë se me një punë këmbëngulëse dhe arsim njeriu i ri mund të arrijë mjaft larg. Me programin e ngjarjes na njeh Galin Aleksandrov i cili është 15 vjeç dhe është nga fshati Rumjancevo-një nga organizatorët e ngjarjes:
“Miqtë do të mund të provojnë hallvën dhe llokumin e Jabllanicës – ato janë tipike për regjionin dhe dallohen me shijen e vet tradicionale. Do të ketë dhe një pjesë muzikore me këngë dhe valle folklorike. Në program janë përfshirë dhe fjalime motivuese drejtuar njerëzve të rinj, si dhe ndaj auditorit të moshuar. Janë parashikuar dhe prezantime për faktin sesi prodhimi i hallvës dhe i llokumit në qytetin Jabllanica është kthyer në një traditë”.
Si organizator marrim përkrahje nga ana e institucioneve dhe të moshuarve, kurse ideja shkakton një interes mes vërsnikëve tanë, thotë akoma Galin:
“Shpresojmë që pasi të përfundojë festivali, të rinjtë vendas të jenë përmbushur me një dozë të re frymëzimi dhe dëshirë për organizimin e ngjarjeve të ngjashme dhe të shikohen në po këtë dritë, në të cilën do të shikojmë dhe ne”.
Organizimi i Festivalit të hallvës dhe të llokumit nuk ka kaluar dhe kaq lehtë:
“Sfidat përpara të cilave u drejtuam qenë disa. Një nga më të mëdhatë qe vet përfytyrimi për festivalin. Ideja qe në kokat tona si një re e madhe. Gjatë takimit tonë me përfaqësuesit e Bashkisë së qytetit Jabllanica, në bisedat tona me banuesit vendas si dhe me prodhuesit e hallvës, përfytyrimi për ngjarjen filloi të kthjellohet. Kështu filluam të zbulojmë rrugën, në bazë të së cilës të mund të realizojmë çdo hap nga programi i festivalit. Sfidat bazë, të lidhura me organizimin qenë të mundim të lidhemi me prodhuesit e hallvës dhe të llokumit dhe të mund të tërheqim vëmendjen e tyre. Kalonim përmes çdo lloj peripecie, u takuam me përfaqësues të drejtorisë vendase dhe zhvilluam bisedime. Na udhëhiqte ideja jonë për festivalin dhe mesazhi, të cilin donim që ta drejtojmë: Ne krijojmë me forcën e dialogut dhe të miqësisë sonë”.
Organizatorët shpresojnë që efekti kryesor i festivalit të jetë kthimi i tij në një traditë dhe përfshirja e akoma të rinjve të tjerë në përgatitjen e tij, përfundoj Galin Aleksandrov:
“Me veprimtarinë tonë ne kemi për qellim të zgjojmë sipërmarrësin tek të rinjtë dhe t'ua tregojmë shembullin e mirë. Duam të jemi një dëshmi sesi njerëz si ata – nga fshatrat dhe qytetet e vogla, mund të arrijnë ëndrrat e veta dhe të punojnë për realizimin e tyre në jetë. Ne duam që të rinjtë të kuptojnë, se mund të arrijnë çdo ndryshim, të cilin e dëshirojnë dhe të besojnë se ai është i mundur. Qëllimi ynë është të zgjojmë të rinjtë dhe të formojmë një besim tek njerëzit e moshuar për të rinjtë, sepse ne jemi e ardhmja e kësaj bote.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..