Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sfidat përpara arsimit të fëmijëve me autizëm në Bullgari

Një shkollë përparimtare për fëmijë me autizëm do të hapë dyer në Sofje. “Me rëndësi është për t’u qasur plotësisht punës me fëmijët me autizëm”, thotë Hristina Baballova, kryetare e shoqatës “Barazia e arsimit Autizëm”.

Numri i fëmijëve të diagnostikuar me autizëm rritet vazhdimisht. Në Bullgari nuk ka një statistikë të saktë, por sipas Organizatës Botërore Shëndetësore 1 në 160  fëmijë ka çrregullim nga spektri  i autizmit*. Këta fëmijë kanë nevojë prej pedagogëve motivues dhe një mjedisi të përshtatshëm, të cilët t’i ndihmojnë të evitojnë deficitet dhe të zhvillojnë potencialin e vet.

“Alternativat para nxënësve me autizëm janë këto: fëmija të regjistrohet në një klasë të përzier, ku më shpesh rekomandohet që prindi të jetë shoqërues dhe asistent, me qenë se kujdestari i klasës dhe specialistët nuk ka sesi të marrin përsipër krejtësisht këtë fëmijë. Forma tjetër  është ajo individuale. Atëherë fëmija nuk ka kontakt me bashkënxënësit e vet. Nuk realizohet integrimi, që është mjaft i rëndësishëm për fëmijët tanë” tregon Hristina Baballova, nënë e një fëmije me autizëm dhe kryetare e shoqatës “Barazia e arsimit-Autizëm”.

Prindërit, mësuesit dhe vetë nxënësit ndeshen me probleme të karakterit të ndryshëm, ku më e madhe del mungesa  e përgatitjes për punë me fëmijët me autizëm tek një pjesë e madhe  nga personeli pedagogjik. Hristina Baballova sqaron:

“Në një klasë me 20 fëmijë, në qoftë se ka një fëmijë me autizëm, thjesht mësuesi nuk ka sesi të zhvillojë orën e vet të mësimit, dhe në qoftë se fëmija ka problem ose ka siklet, shoqëruesi e nxjerr jashtë, që të mos e pengojë klasën. Orët me specialistë janë shumë pak një logoped për gjysmë orë në javë për fëmijë me autizëm joverbal me fjalë të tjera fëmijë, i cili nuk flet”.

Me fëmijët me nevoja të posaçme punojnë specialistë plotësues, numri i të cilëve mund të arrijë 6-7 veta, gjë e cila po kështu e ngarkon fëmijën. Po të bëjmë një krahasim, një fëmije tipik në shkollën fillore zakonisht i jep mësim një mësues. “Numri i specialistëve, të cilët punojnë me fëmijën tim, është të paktën 25 veta nënvizon Hristina Baballova ku veprimtaritë e tyre nuk janë të përshtatura njëra me tjetrën, me fjalë të tjera logopedi të jetë në dijeni sesi të punojë me fëmijën tim në shkollë për shembull.”

Është me rëndësi që të merrni një qasje të plotë në punën me fëmijët me autizëm. Kjo krijon nevojën për krijimin e një shkolle të re, në të cilën që të gjitha veprimtaritë e specializuara do të zhvillohen në një vend të vetëm. Përveç lidhjes midis specialistëve, mund të zgjidhet edhe një problem tjetër serioz udhëtimi midis tyre, sepse në momentin e tanishëm në qoftë se fëmija ka vizita  tek disa specialistë në rajone të ndryshme, ai kalon një kohë jo të pakët në trafik, në vend që të pushojë, të merret me sport ose të komunikojë me vërsnikët. Prandaj shumë shpresa investohen në mundësinë e krijimit të një shkolle të re, ku të ketë një grup të specializuar për fëmijë me autizëm:

Projekti është i përbashkët me Shkollën Fillore Progresive tregon kryetarja e shoqatës “Barazia e arsimit  Autizëm”. “Ata zgjatën dorë drejt problematikës tonë dhe për më tepër drejt ngritjes së çështjes për arsimin e fëmijëve me autizëm. Tani do të stërviten specialistë, të cilët kanë gatishmëri të punojnë me metodika të reja.”

Parashikohen klasa për fëmijë të zakonshëm dhe për grupe fëmijësh me probleme specifike nga spektri i autizmit. Do të zhvillohet  një metodikë inovative, e cila me kalimin e kohës do të përpunohet për nevojat e fëmijëve bullgarë. Përveç në drejtimin e arsimit, programi punon dhe mbi mënyrat e sjelljes. Që të realizohet kujdesi kompleks dhe puna e plotë me fëmijët, planifikohen ushtrime në mëngjes nga formati shkollor, kurse pasdite një klasë ndihmëse për përgatitjen e fëmijëve, veprimtari sportive, artistike dhe terapi muzikore.

“Shkolla do të nisë për vitin e ri shkollor shton Hristina Baballova. Tek ne viti shkollor  fillon më 1 shtator dhe është 10 muaj – deri më 30 qershor. Do të fillojnë me një format të vogël 3 klasa me fëmijë të zakonshëm, një klasë parashkollore, klasa e parë dhe klasa e dytë dhe në mënyrë proporcionale të këtyre klasave do të ketë 9 fëmijë me nevoja të posaçme ose nga spektri i autizmit. Shpresojmë  që më shumë njerëz ta njohin këtë problematikë dhe të fillojë ndërtimi i një bashkësie të shoqatave si ne. Ne duam t’i ndihmojmë institucionet për përgatitjen e kuadrove, të cilat të jenë të profilizuara vetëm për punë me fëmijët me autizëm.”

*https://www.who.int/news-room/fact-sheets/detail/autism-spectrum-disorders

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjeorgjia: tërheqja nga vlerat evropiane dhe përgjigja e mundshme e BE-së

Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..

botuar më 24-12-17 8.40.MD
Lojat me maska

Në Sofje hapet ekspozita "Thesaret e gjalla njerëzore - Bullgari"

Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..

botuar më 24-12-17 5.55.PD

Një projekti ruan traditat dhe zakonet e bullgarëve të Bosilegradit

Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..

botuar më 24-12-16 4.04.MD