Këshilli për punë me bullgarët jashtë shtetit pranë Nënpresidentes Ilijana Jotova shqyrtoi statusin e studentëve të huaj me origjinë bullgare. Studentët treguan para Nënpresidentes problemet e tyre kryesore – vështirësitë administrative lidhur me aplikimin dhe rregullimi i statusit të qëndrimit të tyre; domosdoshmëria për një reklamë më të mirë të mundësive për arsim në Bullgari; përgatitja e pamjaftueshme në gjuhën bullgare; mungesa e lidhjes mes studentëve dhe punëdhënësve. Nënpresidentja Jotova shënoi se shteti investon në këta studentë dhe pas kësaj nuk interesohet për ta, madje nuk e di se ku janë pasi e kanë mbaruar arsimin e tyre. U theksua dhe konkurrenca e madhe mes universiteteve bullgare dhe atyre të Rumanisë, Hungarisë, Rusisë, të cilat tërheqin bullgarë nga diasporat historike.
Zëvendësministri hungarez i punëve të brendshme, Bense Retvári, deklaroi se për Presidencën hungareze të Këshillit të BE-së, heqja e kufijve tokësorë të Shengen për Bullgarinë dhe Rumaninë është një çështje shumë e rëndësishme. Dëshirojmë që deri në..
Në qëndrimin me të cilin Bullgaria shkon në samitin e NATO-së, thuhet se vendi ynë mund t'i japë Ukrainës 80 milionë euro. Këtë e bëri të ditur në margjinat e Kuvendit Popullor, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. Megjithatë, ai..
Dje u bë një provë e re për një insinuatë se Bullgaria do t'i japë para Ukrainës, tha në parlament kreu i GERB-it Bojko Borisov. Në seancën e mbyllur të parlamentit për Samitin e NATO-së në Uashington, u bë e qartë se nuk bëhet fjalë fare për dhënien..
Humbjet direkte për Bullgarinë nga anëtarësimi i plotë i vonuar në Shengen janë 424 milionë euro, tha ushtruesi i detyrës së ministrit të..
Gjatë natës do të jetë i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Të martën do të jetë sërish me diell dhe nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare..
Deputetja nga “BSP për Bullgarinë” dhe ish-kryetarja e partisë, Kornelija Ninova, e cilësoi situatën në vend si një kolaps të shtetësisë. Sipas..