Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Inflacioni në Bullgari arriti 3.7 për qind gjatë muajit prill

Foto: BGNES

Gjatë prillit të vitit 2019 çmimet në Bullgari u rritën për të katërtin muaj me radhëqë nga fillimi i vitit, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Inflacioni mesatar vjetor për periudhën maj 2018 – prill 2019 rritet me 3.3 për qind në krahasim me periudhën maj 2017 – prill 2018.

Gjatë prillit çmimet e produkteve ushqimore dhe të pijeve freskuese në Bullgari janë rritur me 1.1 për qind në krahasim me muajin e kaluar, ndërsa ato të produkteve të duhanit dhe të shëndetësisë janë mbetur në nivelin e muajit të kaluar. Me 6.9 për qind janë rritur çmimet e veshjeve dhe të këpucëve për konsumatorin bullgar.

Çmimet e banesave, ujit, energjisë elektrike, gazit dhe lëndëve të tjera shënojnë ulje prej 0.2 për qind në krahasim me marsin, derisa vlera e shërbimeve të transportit rritet me 1.6 për qind në krahasim me muajin e kaluar.

Të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave janë shenja e radhës e forcimit të presionit të inflacionit gjatë muajve të parë të vitit të tanishëm pas dobësisë së konstatuar në fund të 2018-ës.

Pritet rritje e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve për shtetasit bullgarë dhe pas aplikimit të toll taksave në vend, që do të fillojë me një periudhë tremujore falas nga data 16 gusht. Në të vërtetë fillimi i shfrytëzimit të toll sistemit do të shtrenjtojë një pjesë prej mallrave, por jo kaq shumë siç janë parashikimet e disa ekspertëve dhe organizatave, komentoi Ministri i Transportit Rosen Zheljazkov. Ai sqaroi se taksat e mëdha do t’u përkasin kamionëve shumë të rënda, me të cilët nuk transportohen mallra ushqimore,“domethënë do të ketë ndikim, por jo kaq apokaliptik, siç prognozojnë disa prej ekspertëve”.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Metodi Metodiev

Bullgaria mund të kërkojë një raport të jashtëzakonshëm për anëtarësimin në Eurozonë

Nga mesi i vitit 2025, Bullgaria do të jetë gati për Eurozonën, parashikoi zëvendësministri në detyrë i financave Metodi Metodiev, para forumit financiar në Sofje "Zhurma e parave". Sipas tij, deri në fund të vitit 2024 do të mbulohet i vetmi kriter..

botuar më 24-06-04 4.18.MD

927 persona kanë deklaruar të ardhura mbi 1 milion leva

Të ardhurat më të larta të deklaruara për vitin e kaluar janë 70 milionë leva (35 785 000euro), sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave pas përfundimit të fushatës tatimore dhe deklarimit të të ardhurave të personave fizikë. Mjetet..

botuar më 24-06-04 10.29.PD

Në muajin maj, klima e biznesit shënoi një përmirësim prej 0.6 pikësh

Në muajin maj, situata ekonomike në vend është përmirësuar për të dytin muaj radhazi. Përmirësim ka pasur në tregtinë me pakicë, ndërtim dhe shërbime, por ka pasur rënie në industri. Në ndërtim, industri dhe në sektorin e shërbimeve nuk pritet..

botuar më 24-05-30 1.21.MD