Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Loja “Arkeologët kundër gjuetarëve të thesareve” ose si ta ruajmë historinë tonë

“Në Bullgari kemi një problem serioz  me thesarkërkuesit, të cilët përditë dëmtojnë objektet arkeologjike. Çdo gjë tjetër mund ta rinovojmë. Kemi rinovuar shtetin, demografinë, ekonominë, por në qoftë se shkatërrojmë historinë tonë, nuk ka sesi ta blejmë. Kështu vendosëm të krijojmë lojën për tavolinë “Arkeologët kundër gjuetarëve të thesareve”, me të cilën ta drejtojmë vëmendjen e bullgarëve ndaj këtij problemi në një mënyrë të jashtëzakonshme dhe dëfryese.” Këtë e tregon docenti Ljudmill Vagalinski – drejtorishumëvjeçar i Institutit Arkeologjik Kombëtar me muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, kryetar i organizatës joqeveritare “Archaeologia Bulgarica“ e cila ka punuar këtë lojë, qëllimi i së cilës është popullarizimi i arkeologjisë dhe të trashëgimisë kulturore dhe historike të Bullgarisë.

“Loja “Arkeologët kundër gjuetarëve të thesareve”, është krijuar për fëmijë mbi 7 vjeç dhe për të moshuarit. Në të marrin pjesë dy skuadra - arkeologët kundër thesarkërkuesve, të cilët janë në garë. Qëllimi ështëduke lëvizur pullat e tyre të arrijnë deri në final dhe të mbledhin mundësisht më shumë sende arkeologjike, të cilat renditen si pazëll. Çdo një prej këtyre sendeve është gjendur në një objekt real arkeologjik”.

Në lojë ka dhe harta – për vjedhësit e thesareve dhe për arkeologët, të cilët na tregojnë rrugën në realitetin e lojës. Duke luajtur pjesëmarrësit mësojnë fakte inetresante  për objektet arkeologjike: shpellën Kozarnika, Mesambria Pontika, Deultum, Filipopolis, Heraklea Sintika, kalaja Hisarllëka e të tjera.

Mund të na nevojitet t’i dorëzojmë artefaktet në muze, në laborator ose të shkojmë në komisariatin e policisë, kurse nganjëherë loja mund të na çojë në burg. Loja gëzon një interes të madh në Bullgari si dhe jashtë shtetit, pavarësisht se përkthimi në gjuhën angleze do të realizohet gjatë muajit qershor. Një interes ndaj saj kanë treguar bile nga Policia e Bavarisë, ku e kanë dhënë si peshqesh një kolegu i cili del në pension dhe i cili ka luftuar aktivisht me trafikun e vlerave kulturore.

Në qoftë se lufta në tavolinë mund të zhvillohet në mënyra të ndryshme, në jetën reale lufta midis arkeologëve dhe thesarkërkuesve tani për tani prioritet kanë të fundit, ve në dukje docenti Vagalinski:

“Janë të organizuar shumë mirë dhe janë të shumtë. Ata nuk kërkojnë një informatë si ne, por sende – mundësisht prej metali të çmueshëm. Kalojnë dhe shkatërrojnë. Kanë bërë shumë belara. Ideja jonë është që ta përballojmë këtë dukuri, që të mund të mbetet historia dhe për fëmijët tanë”.

Shume i rëndë është problemi me gjuetinë për thesare nëpër kufirin romak përgjatë lumit Danub, ku kërkuesit ilegal të antikave punojnë me buldozerë.“Organet e rendit mundohen  ta përballojnë situatën, por nuk u mjafton resursi dhe motivacioni”, konstaton docenti Vagalinski. Ai shton akoma se banuesit vendas në rajonin e qytetit antik Raciaria nuk fshehin se:

Ka pasur periudha gjatë viteve 90 të shekullit të 20, por dhe pas kësaj, kur 20-25 traktorë njëkohësisht  kanë gërmuar këtë qytet të madh romak. Në pjesën më të madhe e kanë shkatërruar dhe tani i përngjan një peizazh hënor”.

Sipas ish drejtorit të Muzeut Arkeologjik Kombëtar në këtë drejtim jemi mes  “liderëve”: “Në Evropë me siguri jemi në vend të parë - na dinë, na çuditen, se përse ligji nuk zbatohet sistematikisht. Ka vende ku njerëzit e moshuar mundohen t’i pengojnë thesarkërkuesit me forcat e veta. Shikojnë sesi shkatërrohen objektet arkeologjike dhe i dhemb”, thotë docenti Vagalinski. Rikujton se, përpara ca kohe arkeologët kanë bërë propozim, i cili mund të ndihmojë për përballimin e këtij problemi:

“Me Ministrinë e Punëve të Brendshme kemi diskutuar idenë për krijimin e një aplikacion mobil, të cilin ta përpunojmë me specialistët tanë nga Muzeu Arkeologjik Kombëtar. Përmes tij në Ministrinë e Punëve të Brendshme do të vinin shumë shpejt sinjale nga dëshmitarë të rastit  të ndonjë shkeljeje të këtij lloji, pas së cilës policia të mund të reagojë. Por, në një moment gjërat ngrinë dhe aplikimi akoma nuk është fakt”.

Tani ideja, të cilën duan ta imponojnë krijuesit e lojës “Arkeologët kundër gjuajtësve të thesareve” është se në qoftë se duam të ruajmë historinë tonë, me të cilën me shumë të drejtë krenohemi, shoqëria jonë duhet të zhvillojë ndjeshmërinë ndaj problemit dhe ta pranojë luftën kundër thesarvjedhësve si një kauzë të vet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: archaeologia-bulgarica.com, wikipedia.org и dnevnik.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Çeta Fluturuese e Benkovskit”, artisti Petër Morozov

Të huajt në “Çetën Fluturuese” të Georgi Benkovskit

Krijuesi i organizatës së brendshme për Çlirimin e Bullgarisë, Vasill Levski , duke formuar komitetet revolucionare në trojet bullgare, ishte i pari që përfshiu të huajt që punonin në "Hekurudhën Lindore" të baron Moritz Hirsch. Në rrjetin e tij..

botuar më 24-04-22 5.22.MD

Para 80 vjetësh u zbulua tuma e Kazanllëkut

"Njeriu nuk e njeh rrugën drejt qiellit, por kali e di", thotë një fjalë e urtë trake. Prandaj, mbretërit trakë dërgoheshin me patjetër në botën e përtejme së bashku me kuajt e tyre. Për shkak të varreve të shumta të sundimtarëve nga epoka helenistike,..

botuar më 24-04-19 7.30.PD

Mbushen 80 vjet nga bombardimi i fundit i Sofjes

Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..

botuar më 24-04-17 1.48.MD