Një fond të përhershëm bashkëpunimi në fushën e kulturës krijuan vendet e Evropës Juglindore. Vendimi për këtë ishte marrë në takimin e Këshillit të Ministrave të Kulturës të Evropës Juglindore në Sofje. Gjatë vitit të kaluar ky Këshill ishte nën kryesinë e Bullgarisë.
Roli i tij gjatë 15 vjetëve të fundit është me rëndësi të madhe për dialogun frytdhënës dhe bashkëpunimin në fushën e kulturës ndërmjet shteteve të regjionit, komentoi Ministri i kulturës i Bullgarisë Boill Banov dhe shtoi se puna në kuadrin e Presidencës bullgare të Këshillit të Ministrave të Kulturës të Evropës Juglindore ka qenë e lidhur me rëndësinë gjithnjë e më të madhe që e kanë kultura dhe trashëgimia kulturore në rendin e ditës të shteteve të rajonit.
“Zhvilluam një diskutim të dobishëm, të përqendruar mbi kontributin e kulturës në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në mbledhje ishte arritur konsensus rreth idesë se në botën e sotme të globalizuar dhe të ndërlikuar, bashkëpunimi ndërkulturor është me rëndësi vendimtare për arritjen e lidhjeve të mirëkuptimit dhe të fqinjësisë së mirë ndërmjet vendeve”, përgjithësoi Boill Banov. Duke folur për qëllimet e fondit për bashkëpunim në fushën e kulturës të vendeve të Evropës Juglindore dhe për financimin e tij, Banovi shpjegoi:
“Me anë të këtij fondi të financuar kryesisht nga buxhetet për kulturë të vendeve-anëtare do të investojmë mjete suplementare dhe energji në popullarizimin e krijimtarisë, trashëgimisë, inovacioneve, kulturave tona. Do të punojmë për ndërtimin e imazhit pozitiv të regjionit në përgjithësi. Fondi do të inkurajojë zbatimin e projekteve për bashkëpunim kulturor ndërkombëtar dhe rajonal në bazë të veprimeve të bashkërenduara të shteteve të Evropës Juglindore. Ai do të japë mundësi për bashkimin e resurseve dhe për lehtësimin e shkëmbimit kulturor”.
Gjatë muajve të ardhshëm do të sqarohen rregullat përkatëse dhe mekanizmat e veprimit, siç edhe kuotat e secilit shteti nga Evropa Juglindore për anëtarësinë e tij.
Mbledhja e Ministrave të Kulturës të Evropës Juglindore në Sofje ishte ajo e fundit në kuadrin e Presidencës bullgare të kësaj nisme. Deri në vitin 2020 në krye të kësaj saj do të jetë Kroacia. Kjo do të përkojë me disa ngjarje të rëndësishme për këtë vend – Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian (janar-qershor 2020) dhe me shpalljen e qytetit Rieka për Kryeqytetin Evropian të Kulturës, bashkë me qytetin irlandez Galway.Zëvendës Ministrja e kulturës e Kroacisë Iva Hraste Soço (Sočo) deklaroi se derisa do të jetë në krye të Këshillit të ministrave të kulturës, shteti do t’i kushtojë vëmendje më të madhe konektivitetit të mirë ndërmjet vendeve në rajon dhe kërkimit të modeleve dhe mekanizmave më të përshtatshme për rritjen e lëvizshmërisë së njerëzve të artit dhe të ekspertëve në fushën e kulturës.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: BTA
Një histori si një film - ne shpesh themi me vete kur na tregohet një histori e jashtëzakonshme ose dëgjojmë një të tillë nga tavolina fqinje në një kafene. Por është pikërisht kinemaja ajo që duket se e ndihmon njeriun e sotëm të varur në mënyrë..
Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve) dhe qëllimin e tyre, dhe flitet pak për to, madje në shumë raste ato që thuhen janë të gabuara. Por..
Si një galeri arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçe, rajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..