Në një ceremoni festive në praninë e dy ministrave të jashtëm të Bullgarisë dhe të Gjermanisë, Ekaterina Zaharieva dhe Heiko Maas, u bë gërmimi i parë për ndërtimin e ambasadës së re gjermane në Sofje. Gjatë kohës së ceremonisë të dy ministrat vendosën në themele një kapsulë të kohës me mesazh për brezat e ardhshëm dhe një copë nga Muri i Berlinit i rrëzuar gjatë vitit 1989. Përpara ceremonisë ministrja Zaharieva dhe ministri Maas shëtitën në qendrën historike të Sofjes dhe vizituan metro-stacionin “Serdika”. Metroja e kryeqytetit është mes projekteve më të suksesshme të dhëna më shpesh si shembull i projekteve të suksesshme të ndërtuara me para të Bashkimit Evropian.
Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...
Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..
Ministri i arsimit dhe shkencës Prof. Galin Cokov mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në Qendrën Përkujtimore në Potoçari me rastin e 29 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë. Në shenjë respekti për viktimat, ai vendosi lule në pllakën..
Ministri grek i mbrojtjes Nikos Dendias njoftoi se Greqia, Bullgaria dhe Rumania do të krijojnë një korridor ushtarak në krahun lindor të NATO-s. "Me..
Bullgaria do të jetë një kryqëzim i dy korridoreve të transportit logjistik të NATO-s. Në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar në takimin e..
Pas përjashtimit të 17 deputetëve nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS), mes tyre edhe Xhevdet Çakërov, bashkëkryetari i Lëvizjes, u bë e qartë se..