Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një grup pune do të përgatisë vizionin e ri të politikës së re demografike te ne

Foto: arkiv

Është krijuar një grup pune, i cili të përgatisë një vizion të ri të politikës demografike në Bullgari. Grupi përfshin ekspertë dhe shkencëtarë nga Akademia Bullgare e Shkencave, mjekë familjarë dhe gjinekologë. Këtë e bëri të ditur Zëvendëskryeministrja për politikën demografike dhe ekonomike Marijana Nikollova në një intervistë televizive. Sipas fjalëve të saj politika demografike duhet të parashikojë stimuj financiarë, por ata duhet të jenë realë dhe të krahasueshëm me mundësitë e shtetit. Masat konkrete duhet të paraqiten në gjysmën e dytë të muajit korrik.

Në fund të vitit 2018 popullsia e Bullgarisë ka qenë 7 mln dhe është pakësuar me 49 995 veta në krahasim me vitin 2017. Në moshën e aftë për punë ka qenë 60 për qind prej popullsisë së vendit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Baza bullgare e Antarktidës është e hapur për sezonin e ri polar

Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në krye me Prof. Hristo Pimpirev shkeli me sukses në bregun me dëborë të ishullit Livingston në..

botuar më 24-11-25 11.14.PD

Për Bullgarinë, Vietnami është një partner i rëndësishëm

Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..

botuar më 24-11-25 10.59.PD

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD