Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takimi i Patrikut bullgar Neofit me Ambasadoren Donika Hoxha

Foto: Ambasada shqiptare në Sofje

Të enjten në Sofje u zhvillua takimi i Patrikut të shenjtë të Bullgarisë Neofit me Shkëlqesinë e saj Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në Bullgari Donika Hoxha. Ajo falënderoi për nderin e madh dhe vëmendjen e treguar nga ana e kreut të Kishës Ortodokse Bullgare dhe nënvizoi se Bullgaria dhe Shqipëria janë vende me të kaluarën e afërt dhe me histori të përbashkët. “Kisha Shqiptare është me e re sesa e jotja - Kisha Bullgare është ndër më të vjetrat në Evropë, me shumë tradita në përhapjen e së mirës ndër njerëzit” – tha Ambasadorja Hoxha, duke shtuar se 26% prej popullsisë së shtetit të saj janë pjesë e bashkësisë ortodokse shqiptare dhe kishat ortodokse në Shqipëri tashmë janë më shumë se 1 mijë.

“Duhet të jetojmë në paqe dhe mirëkuptim. Shpresojmë se Gadishulli Ballkanik do të jetë një vend i paqes dhe i sukseseve në zhvillimin e tij të ardhshëm”, tha Tërëshenjtëria e tij Patriku Neofit. Ambasadorja Hoxha tha gjithashtu se Bullgaria është një nga përkrahësit më të mëdhenj të Shqipërisë në rrugëtimin e shtetit të saj ndaj anëtarësisë në Bashkimin Evropian – gjë e cila akoma më shumë i forcon lidhjet ndërmjet të dyja shteteve. Ajo shtoi gjithashtu se Ambasada e Republikës së Shqipërisë është e hapur për të gjitha nismat dhe veprimtaritë, me të cilat Kisha Ortodokse Bullgare do të dëshironte të bashkëpunonte me qeverinë e Shqipërisë në përkrahje të minoritetit bullgar në vend. Takimi përfundoi me urime për suksese të ardhshme në bashkëpunim dhe për iniciative të reja të dobishme. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria dhe Mali i Zi diskutuan bashkëpunimin për “Destinacionin Ballkani”

Potenciali zhvillimor i Sofjes dhe Plovdivit në kuadër të iniciativës bullgare "Destinacioni Ballkani" u diskutua mes ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh dhe kolegëve të tij në turizëm dhe transport nga Mali i Zi - Simonida Kordiq dhe Maja Vukićević...

botuar më 25-01-21 10.02.PD

Bullgaria do t'i kërkojë KE-së një raport të ri mbi gatishmërinë e saj për t'u bashkuar me euron

Bullgaria po bën përparimin e nevojshëm drejt adoptimit të euros, sipas përfaqësuesve të institucioneve evropiane, me të cilët u takua ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Kjo do t'i lejojë asaj të kërkojë raporte të jashtëzakonshme të konvergjencës..

botuar më 25-01-21 9.34.PD

Parashikimi i motit për 21 janarin

Ditën e martë në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull, ose vranësira të ulëta me shtresa vende-vende në lugina dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në Sofje do të jenë rreth minus 3°. Gjatë ditës në vend do të ketë..

botuar më 25-01-20 7.40.MD