Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Forcat e majta në Ballkan u kthyen me një hap prapa në këto zgjedhje evropiane

Foto: BGNES

Në Greqi do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme, pasi Kryeministri Alexis Tsipras shpalli se do të japë dorëheqje. Ai e deklaroi këtë pas humbjes së partisë së tij “Siriza” nga partia demokratike “Demokracia e Re”, e cila është përpara me 9% në këto zgjedhje evropiane. Edhe në Rumani Partia Socialdemokratike në pushtet pësoi humbje, duke fituar rreth 24% prej votave. Atje më shumë vota fitoi Partia Nacional-Liberale eCălin Popescu-Tăriceanu. Në Slloveni Partia Demokratike Sllovene e ish-Kryeministrit Janez Jansa kundër Imigrantëve ka më shumë vota – 26.5%. Socialdemokratët janë në vend të dytë me 18.6%, ndërsa partia e Kryeministrit Marjan Sharec mori 15.6%. Në Kroaci në bazë të 99.8% të votave të numëruara zgjedhjet i fiton Bashkësia Demokratike Kroate me 22.7 %prej votave. Pas saj radhitet Partia Socialdemokratike me 18.7%. Në Qipro në vend të parë, sipas të dhënave paraprake, është Bashkimi konservator Demokratik, i cili është me më shumë vende në Parlamentin Kombëtar.


Presidenti i Shqipërisë kritikoi idenë për bashkimin e shqiptarëve

Foto: BGNES

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta kritikoi idenë e përhapur për bashkimin e shqiptarëve në një shtet. Sipas fjalëve të tij, ide të tilla përdoren nga shumë politikanë të autoritetshëm për ridrejtimin e vëmendjes nga çështjet e brendshme dhe nga përgjegjësitë e tyre. Sipas Metës çdo një komb në Ballkan diku është shumicë, ndërsa diku tjetër – pakicë. Vendimi i vetëm është bashkëjetesa dhe respektimi i standardeve evropiane për mionoritetet.


Në Kroaci u zhvilluan protesta kundër aborteve

Foto: BGNES

Mijëra banorë në disa qytete kroate dolën për të protestuar kundër aborteve. Në Zagreb Policia arrestoi disa protestues për të drejtat e grave, të cilët përpiqeshin ta bllokonin “Marshin për jetën”, që tërhoqi rreth 5000 veta në qendër të kryeqytetit. Protestuesit mbanin me vete ballonë dhe pllakate me mbishkrime: “Le të mbrojmë minoritetin më të rrezikuar në Kroaci – fëmijët e palindur”. Aborti në Kroaci është i lejuar deri në të dhjetën javë të shtatzënisë, sipas një ligji nga viti 1978, kur shteti ende ishte pjesë e Jugosllavisë komuniste. Rreth 60 për qind e gjinekologëve në spitalet shtetërore nuk kryejnë aborte, duke u mbështetur tek e drejta e tyre për “refuzim të vetëdijshëm”, shënon një studim i zhvilluar me iniciativë të televizionit RTL.


Qiproja ka politikë të re për banesat për shkak të rritjes së madhe të qirave

Foto: BGNES

Stimuj ekonomikë, subvencione shtetërore dhe preferenca për banesat parashikon një politikë e re e qeverisë së Qipros për banesat. Ajo u është drejtuar njerëzve me të ardhura të ulëta dhe mesatare, të cilët u prekën më shumë nga kriza ekonomike. Gjatë tre viteve të fundit çmimet e qirave në Qipro janë rritur me mbi 40 për qind për shkak të ofrimit të vogël dhe kërkimit të madh të banesave. Parashikohen stimuj për sipërmarrësit, që të rritet ndërtimi i banesave me çmime të arsyeshme. Preferencat financiare janë planifikuar edhe për rajonet malore dhe fshatare, të cilat do të jenë në fuqi si për shtetasit e Qipros, ashtu dhe për shtetasit e BE-së.


Në Rumani shiten mbi 150 pallate, por nuk ka se kush t’i blejë

Foto: kutrubestravel.com

Mbi 150 pallate me vlerë të përgjithshme afro 200 mln euro do të shiten në një ankand në Rumani pas shumë viteve të vjedhjeve dhe shkatërrimeve. Një pjesë e godinave historike, ku kanë banuar fisnikët rumunë, janë bërë të njohura edhe jashtë pas pjesëmarrjes së tyre në filma të ndryshëm. Mirëpo, pronarët e tyre nuk janë në gjendje të paguajnë shumat e domosdoshme për rimëkëmbjen e monumenteve arkitekturore.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare përfundoi me sukses

Ditët e fundit, nga 19 deri më 25 Korrik, ishin më të bukurat për pjesëmarrësit në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare . Ato ishin të mbushura plot me emocione që do të ngelen në memorien e tyre për një kohë të gjatë.  U mbyll me..

botuar më 24-07-27 10.30.PD

Sukses bullgar në Turneun Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj në Budapest

Ekipi bullgar u prezantua në një nivel jashtëzakonisht të lartë gjatë Turneut Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj (IYPT) në Budapest, ku morën pjesë 38 vende nga e gjithë bota. Fizikanët bullgarë fituan medaljet e argjendta ekipore. Kjo është..

botuar më 24-07-27 9.15.PD

Pranojnë aplikime për rezidencë për përkthyes letrarë në bullgarisht

Data 9 tetor është afati i fundit për aplikime për rezidenca kërkimore për përkthyes letrarë nga bullgarishtja në kuadër të projektit Archipelagos, njoftoi fondacioni "Faqja tjetër". Rezidencat do të zhvillohen në Shtëpinë e Letërsisë dhe..

botuar më 24-07-26 6.31.MD