Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Joga ajrore... Çfarë është kjo?

“Sfidat në jetë nuk ndalojnë, por me jogën ato janë më të ngjyrshme dhe dëfryese.” Këto janë fjalë të instruktorit të jogës Ljudmill Drenski. Përveç një burimi të shëndetit dhe urtësisë, arti lindor e ka ndihmuar atë që të rizbulojë vetveten në një sërë momentesh të vështira. Ljudmill Drenski është inxhinier për nga profesioni. Pas një arsimi dyvjeçar në Akademinë Sportive Kombëtare është certifikuar si instruktor i jogës. E takuam në studion e jogës, ku aktualisht jep mësime.

“Joga hyri në jetën time gjatë vitit të largët 1994 – i kujtohet atij. – Mund të thuhet se kjo ishte e rastit, megjithëse pas përvojës së grumbulluar në jetë kuptova se nuk ka gjëra të rastit. Çdo gjë filloi me një intervistë të Vencesllav Evtimovit - themeluesi i jogës në Bullgari. Ajo më provokoi interesin, ose ndoshta gjatë tërë kohës e kam pasur brenda vetvetes. Shumë njerëz para se të fillojnë të merren me jogën kanë pasur para kësaj miq, ose të afërm në familje, që kanë pasur ndonjë lidhje me jogën. Me mua nuk ishte kështu. Joga thjesht hyri në jetën time dhe më ndryshoi krejtësisht. Më vonë u takova me vetë Vencesllav Evtimovin, vazhdimisht i plotësoja njohuritë e mia për jogën dhe kështu tashmë 25 vjet. Joga ajrore ishte një “shtojcë” pranë praktikës sime në momentin, kur tashmë nuk mund të merresha me jogën për shkak të faktit se këmbët e mi nuk mund të lëvizeshin. Kisha një kolovajzë, të cilën e përdorja gjithnjë e më shumë dhe kjo më dha mundësi për të mos e ndërprerë praktikën time. Para kësaj jepja mësime të jogës dhe pasi pash se sa mirë më ndikoi joga ajrore, vendosa të jap mësime edhe të kësaj praktike më pak të njohur.”  Për praktikimin e jogës ajrore ka nevojë për kolovajza të posaçme, të cilat vendosen në tavan. Ato përbëjnë një copë të butë, si një shall, i cili mund të mbajë një peshë shumë të rëndë. Joga ajrore i ka rrënjat e saj në Spanjë dhe Amerikë.

“Një herë një mësues indian i jogës erdhi në studion tonë dhe duke i parë kolovajzat thërriti: “Kjo është përshkruar që në vede!” – i kujtohet Ljudmilit. Domethënë kjo praktikë përmendet që në dokumentet më të lashta me shkrim, jo me këtë lloj kolovajzash, por në tërësi që në kohërat e lashta ka pasur raste kur e kanë përdorur jogën si mjet ndihmës – varje në pemë ose në mur.”

Sipas Ljudmill Drenskit joga ajrore është e përshtatshme për të gjithë, në qoftë se praktika është e përpunuar për problemin konkret. Në qoftë se njeriu ka mësime individuale me një instruktor, i cili e di se si të punojë me djepin, atëherë mund të zhvillohen mësime me një diapazon të gjerë. Mësimet në grup nuk janë të përshtatshme për të gjithë për shkak të përgatitjes së ndryshme fizike të çdo një njeriu. Joga ajrore është sidomos e përshtatshme për fëmijët.“Kolovajzat janë një atraksion i madh për shumicën e fëmijëve. Problemi kryesor është se si të ruhet vëmendja, prandaj praktimi i jogës duhet të jetë si njëfarë loje” – thotë instruktori.

Ushtrimet në kolovajzë i ngarkojnë të gjithë muskujt, çlirohen nerva të shtypur, përmirësohet funksionim i aparatit vestibular... Megjithatë Ljudmill Drenski është kategorik se rezultatet janë tepër individuale.

“Nuk duhet të harrojmë se joga ajrore, si dhe të gjitha praktikat e jogës në përgjithësi, janë mjete ndihmëse. Ato nuk mund të jenë mjeti kryesor i mjekimit, vetëm mund ta ndihmojnjë kurimin, pavarësisht nëse bëhet fjalë për mjekim alternativ, ose tradicional. Disa njerëz ndihen më të lumtur dhe pozitivë, disa të tjerë nuk ndihen në mënyrë komforte në kolovajza. Është i rëndësishëm tërë regjimi – në qoftë se e praktikoni jogën ajrore dy herë në javë dhe gjatë kohës tjetër nuk bëni asgjë tjetër, atëherë rezultatet do të jenë zero, thjeshtë do të keni shëtitje të këndshme deri në studio dhe anasjelltas. Mjekimi i çdo një sëmundjeje është kompleks. Ai fillon së pari në tru, pas kësaj kalon përmes mënyrës së të ushqyerit, qëndrimit shpirtëror dhe tërë perceptimit të botës, në të cilën jetojmë.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva 

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zotërimi i gjuhës së shenjave mund të jetë interesant, i këndshëm dhe shumë i dobishëm

Në Bullgari, sipas të dhënave jozyrtare janë 120 mijë persona me probleme në të dëgjuarin. Shumë prej tyre nuk duan të mësojnë gjuhën e shenjave, edhe pse kjo është e dobishme për ta. Në shkolla nuk ka përkthim për fëmijët me probleme në të..

botuar më 24-07-05 2.10.MD
Fshati Pustec në rrethin e Prespës së Vogël

Rezultatet e regjistrimit zyrtar janë një sukses i madh për komunitetin bullgar në Shqipëri

Bullgarët janë minoriteti i tretë më i madh në Shqipëri - sipas të dhënave të fundit të regjistrimit të popullsisë në këtë vend ballkanik. Këto janë të dhënat e para zyrtare statistikore për numrin e bullgarëve atje, pasi minoriteti ynë u njoh..

botuar më 24-07-04 2.20.MD

Veshje dhe armë bullgare të Mesjetës së Vonë ekspozohen në Kalanë Baba Vida

"Veshjet dhe armatimet bullgare të Mesjetës së Vonë" - kështu titullohet ekspozita e re e përhershme në Kalanë "Baba Vida" në qytetin e Bullgarisë Veriperëndimore Vidin. Në të vizitorët mund të shohin veshjet, armët dhe armatimet e Mesjetës..

botuar më 24-07-04 6.10.PD