Niveli i besimi publik ndaj institucioneve shtetërore sa u përket politikave për fëmijët është tepër i ulët. Për këtë flas mosbesimi ndaj projektit për Strategjinë Kombëtare për Fëmijën, të cilën qeveria ishte detyruar ta tërheqë. Mendime të shprehura në rrjetet sociale arritën të bindin një “masë kritike” prej bullgarëve se pas miratimit të këtij dokumenti, institucionet do t’i detyrojnë që të lënë fëmijët e tyre në qendra rezidenciale për shkak të një shuplaku.
Në fakt strategjia është një dokument i detyrueshëm, i cili kërkohet nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe ai për herë të parë i trajton fëmijët si mbajtës të të drejtave dhe krijon premise për përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre. Projekti i këtij dokumenti parashikon qasje në shërbimet shëndetësore për çdo grua të shtatzënë, ndalim të ndëshkimit fizik, garanton cilësinë e arsimit të hershëm, drejtësi miqësore për fëmijët, ulje graduale të numrit të fëmijëve në qendrat e specializuara të strehimit deri në mbylljen e institucionit të fundit të tillë. Por këto qëllime të mira nuk ishin kuptuar nga shoqëria – jo vetëm për shkak të lajmeve të rreme, por edhe për shkak të mosveprimit të institucioneve.
“Jemi dëshmitarë të luftës hibride dhe sulmeve kundër të drejtave të njeriut dhe të fëmijëve – jo vetëm në Bullgari, por në tërë Evropën dhe në botë” – komentoi Georgi Bogdanov, drejtori ekzekutiv i Rrjetit Kombëtar të Fëmijëve.
“Shteti bëhet gjithnjë e më pasiv – ai heq dorë nga politika të dobishme për fëmijët dhe për të gjithë njerëzit – politika, të cilat do të përmirësonin jetën tonë. Bullgaria si shtetet e tjera gjithashtu duhet të ketë strategji për fëmijët – ajo duhet të jetë afatgjatë, për të siguruar një vizion për reformat e domosdoshme në shëndetësi, arsim, shërbimet sociale. Derisa shteti nuk bëhet më aktiv në shpjegimin e këtij dokumenti – çfarë është ky sistem për mbrojtjen e fëmijëve dhe cilat janë qëllimet, njerëzit do të vazhdojnë të manipulohen lehtë nga tekste dhe mendime të shprehura kryesisht në rrjetet sociale dhe të cilat shpejt arrijnë deri tek ata. Dhe bullgarët lehtësisht u besojnë lajmeve e rreme, sepse aftësitë kritike dhe edukimi i tyre mediatik nuk janë mjaft të zhvilluar.”
Cilat janë pikat e forta të strategjisë dhe se çfarë do të humbë familja në se ajo nuk miratohet?
“Për herë të parë theksi është mbi përkrahjen e familjes, jo të vetë fëmijës. Deri tani fëmija trajtohej si diçka që nuk ishte lidhur me ambientin e tij familjar”. – shpjegon Georgi Bogdanov. “Po të miratohet kjo strategji familjet e reja do të kenë mundësi të marrin ndihmë personale në shtëpitë e tyre, atyre do t’u shpjegohen tema të lidhura me cilësinë e mjedisit familjar, me zhvillimin më të mirë të fëmijës në moshën e hershme. Një temë tjetër është atë ajo për shërbimet sociale – në sistemin e shërbimeve sociale ka nevojë për qëndrueshmëri, në mënyrë që nëpunësit e tij të kenë përgatitje më të mirë profesionale dhe të mos bëjnë gabimet, të cilat nganjëherë i bëjnë aktualisht. Një prej këtyre gabimeve është se fokusi është mbi fëmijën, jo mbi tërë familjen – kjo është një ndryshim, që duhej bërë prej kohësh”.
Ndër deklaratat e kundërshtarëve të strategjisë së re për mbrojtjen e fëmijëve është ajo se dokumenti do të cenojë familjen tradicionale bullgare.
“Nuk di se çfarë do të thotë “familja tradicionale bullgar” – ndoshta është ajo nga Mesjeta, në të cilën gjyshi ka urdhëruar se çfarë të bëjnë djemtë, nuset, të gjithët në familje”. – thotë Georgi Bogdanov. “Por sot ky model familjar nuk ekziston, jetojmë në situatë fare të ndryshme dhe mbas këtij termi nuk qëndron diçka konkrete. Për ne është me rëndësi që të përkrahim familjen gjatë rritjes së fëmijëve, për sigurimin e një ambienti të qetë dhe të rehatshëm për të gjithë anëtarët e saj – këtu e kam parasysh edhe shëndetin psikik edhe atë fizik të familjes. Tani kemi shumë probleme me alkoolizimin, me narkotikët, me dhunën në shtëpi dhe ne duhet t’i ndihmojmë familjet bashkëkohore. Duke folur për shuplakët – prindërit i përdorin atëherë kur ndihen të pafuqishëm dhe kur kanë frikë, por shuplakët kurrë nuk janë të dobishëm, vetëm tregojnë paaftësinë e prindërit në komunikim me fëmijën”.
Rrjeti bashkon 152 organizata dhe sot për herë të nëntë me radhë ai do të dorëzojë çmimet e veta “Molla e Artë” për kontribut në fushën e të drejtave dhe mirëqenies së fëmijëve dhe do ta shpallë “Heroin e sivjetshëm të Fëmijëve”.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Me iniciativën e Bashkimit Evropian dhe të Organizatave të Pacientëve për Luftën kundër Sëmundjeve të Rralla, ditën e fundit të shkurtit po fokusohemi tek personat që jetojnë me një sëmundje të rrallë. Po organizohen fushata shqaruese për të rritur..
Në epokën e rritjes së dixhitalizimit dhe depërtimit të inteligjencës artificiale në të gjitha sferat e jetës sonë, profesionet e njerëzve shumë të kualifikuar dhe më të paguar janë më të rrezikuar nga zhdukja. Më pak të prekura janë punët që kërkojnë..
Mbrojtja dhe garantimi i të drejtave dhe interesave të qytetarëve bullgarë, personave me identitet bullgar dhe komuniteteve bullgare jashtë vendit janë ndër prioritetet e përcaktuara në Programin e Qeverisë për Qeverisjen e Bullgarisë për..
Një ekspozitë interesante në Kuvendin Popullor në Sofje prezanton jetën dhe veprën e Ekzarkut Stefan I Bullgar - një figurë kozmopolite që hyri në..
At Ljubomir Bratoev ishte pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në ngjarjet e themelimit të bashkësisë së kishës ortodokse bullgare në Berlin. Ai mbërriti në..