Më 30 maj në Francë, në edicionin e 38 të festivalit të xhazit Jazz Sous Les Pommiers, filloi turneu evropian i radhës i “Misterit të zërave bullgarë”. Kori popullor i njohur i grave prezanton albumin e vet më të ri “BuuÇiiMish”, i krijuar gjatë majit të vitit 2018, bashkërisht me Lisa Xherard.
Përzierja midis folklorit tradicional bullgar dhe frymëzimeve muzikore të yllit nga „DeadCanDance“, instrumentistëve dhe beatboxerëve del shumë e suksesshme tek ne. Eksperimenti i guximshëm është në bazë të idesë së producentes së projektit Bojana Bunkova nga “Schubert Music Publishing”, kurse muzika është vepër e kompozitorit Petër Dundakov. Mes instrumenteve ai ka përdorur fyellin, gëdullkën /një instrument tipik bullgar me tela/ kitarën, kontrabasin merr pjesë dhe beatboxeri Skiller. Pas Francës grupi do të zhvillojë koncertnë në Barcelonë më 1 qershor. Pas kësaj janë planifikuar koncerte në Porto, Lisbonë, Braga /4,5,6 qershor/ dhe në “Queen Elizabeth Hall” në Londër më 7 qershor. Pjesëmarrja në Londër është e dyta për grupin në kryeqytetin e Britanisë së Madhe për këtë vit. Turneu përfundon me 3 koncerte në Poloni - Varshavë, Vrocllav dhe Shçeçin më 10,11 dhe 12 qershor.
”Pasi përjetuam reagimin krejtësisht pozitiv të publikut në Gjermani, Zvicër, Poloni, Francë, Itali dhe Holandë ne shikojmë me shumë guxim përpara. Jemi gati për sfida të reja. Në këtë drejtim na ndihmojnë shumë vetë kori dhe dirigjentja e tij Dora Hristova”, tregon Bunkova. 7 koncerte në 3 shtete që nga fillimi i vitit 2019 paraprinë turneun në Francë, Spanjë, Portugali, Britaninë e Madhe dhe në Poloni. Viti filloi për “Misterin e zërave bullgarë“ në Londër, vazhdoi me pjesëmarrje në qytetin Plovdiv me orkestrën simfonike dhe me dy këngëtare të operës dhe me vizita në “Koncertgebau” - Amsterdam dhe në Holandë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv
Dashuria – frymëzimi kryesor për shumë artistë – i dha shtysë Kristina Donçevës për këngën e saj “Të dua”. Ajo është gjithashtu autore e muzikës dhe tekstit, duke treguar një histori shumë personale. Fjalët i erdhën Kristinës në vitin 2018 në formën e një..
Një kombinim i ritmeve house dhe tekno, i linjave të thella të basit, i melodive dhe harmonive magjepsëse, muzikës së bukur pop dhe vokaleve autentike etno - kjo është muzika e dyshes The KHANS. Ata janë Petër Aleksiev - kompozitor dhe producent, dhe Atanas..
Vanja Kostova me zërin e saj engjëllor nuk është më me ne, por muzika e saj është këtu, ende e fortë, e sinqertë dhe e gjallë. Djali i Vanja - këngëtari Bojan Mihajllov - tani prezanton 15 nga këngët e saj të pa publikuara në një album "qiellor"...
Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të..