Pavarësisht se eksporti bullgar shënoi gjatë vitit 2018 33,205 miliardë dollarët rekorde, Bullgaria humbet pozicione dhe është në vendin e 64 mes eksportuesve në botë (61 për vitin 2017). Këtë e tregon një analizë e drejtorisë “Bashkëpunim i jashtëm ekonomik” në Dhomën Industriale Bullgare. Mallrat me eksport më të madh janë nga dega e elektroteknikës dhe e elektronikës, bakri dhe prodhimet prej bakri, mbartësit e energjisë (lëndë djegëse dhe energji elektrike) dhe makinat dhe aparatet. Ato formojnë 36% nga eksporti ynë. Bullgaria mban 24,5% nga tregu botëror për mëlçi pate, qershitë e konservuara zënë 19,7% prej tregut , gruri për mbjellje - 14,5%, mishi i patës-13,3%, xeheroret e metaleve të çmuara - 11,6%. Gjatë vitit 2018 Bullgaria ka realizuar eksport për 198 shtete dhe territore. Tregjet më të rëndësishme janë Gjermania, Italia, Rumania, Turqia dhe Greqia, të cilat formojnë 46,4% prej eksportit.
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor. Pas disa pauzave dhe rivotimit të kandidaturës së deputetit më të moshuar, Sillvi Kirillov nga..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..