Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kompania franceze “Bic” hap 200 vende të reja pune në Bullgari

Foto: arkiv

Kompania franceze Bic – prodhuese e stilolapsave, makinave të rrojës dhe çakmakëve do të ofrojë 400 vende të reja pune në fushën e teknologjive digjitale. Gjysma prej tyre do të jenë në Bullgari, informoi Agjencia France Presse. Me këtë investim “Bic” qëllon të arrijë efikasitet më të madh dhe të jetë më afër konsumatorit të fundit me ndihmën e teknologjive të reja, ka thënë drejtoresha e kompanisë Sophie Palliez-Capian. Për këtë arsye “Bic” kërkon specialistë në fushën e analizës së të dhënave , marketingut digjital dhe tregtisë në internet. Në Sofje kompania do të hapë një qendër të shërbimeve. Në “Bic” punojnë 13 600 punëtorë në tërë botën.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

GERB-SDS paraqiti kërkesat e veta për interpretim të dispozitave të Kushtetutës

Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..

botuar më 24-11-28 11.23.PD

Gjykata e Lartë Administrative prapë nuk zgjodhi kryetarin e vet

Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..

botuar më 24-11-28 10.22.PD

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD