“Që të gjithë kemi një borxh të përbashkët dhe përgjegjësi të ruajmë gjuhën, kulturën dhe traditat tona, pavarësisht sesa larg ndodhemi nga atdheu. Është me rëndësi që fëmijët të mos e ndërpresin lidhjen e vet me Bullgarinë”, tha presidenti Rumen Radev në takim me bashkësinë bullgare në Shën Petersburg. “Ju falënderoj, se e prezantoni denjësisht vendin tonë në Rusi me arritjet e veta”, deklaroi kreu i shtetit. Radev rikujtoi se nga Bullgaria Rusia ka marrë shkrimin e saj, kurse gjatë vitit 1878, Bullgaria e ka fituar me ndihmën e Rusisë lirinë e vet. “Këto janë lidhje shpirtërore kaq të thella dhe të shëndosha, të cilat asnjë situatë politike nuk mund ti ndryshojë. Prandaj marrëdhëniet tona janë të rëndësishme dhe detyra jonë është t’i zhvillojmë në të gjitha drejtimet”, nënvizoj presidenti.
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..