Ministri i Ekonomisë Emill Karanikollov u takua me Zëvendëskryeministrin e Kinës Hu Chunhua. Të dy shqyrtuan bashkëpunimin tregtaro-ekonomik mes dy shteteve tona në Ninbo, ku zhvillohet ekspozita e sivjetshme për tregti dhe investime në formatin 17+1. Karanikollov nënvizoi se Bullgaria përkrah dhe kontribuon aktivisht për zhvillimin e iniciativës për bashkëpunim mes Evropës Qendrore Lindore dhe Kinës në formatin “17+1”. Ministri theksoi se bashkëpunimi mes Bullgarisë dhe Kinës në fushën e tregtisë rritet qëndrueshëm gjatë disa viteve të fundit. Eksporti bullgar për në Kinë gjatë vitit 2018 ka arritur një nivel shumë të lartë rekord, ndërsa për periudhën janar-mars 2019 arrin 240.6 mln dollarë amerikanë dhe shënon rritje prej 16.1 për qind kundrejt periudhës së njëjtë të vitit 2018.
Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...
Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...
Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..