Një garë e diskutueshme për vendet e para në kategoritë e ndryshme, propozoi forumi startup /fillestar/ i 11 i Rinisë “Yjet që po lindin”, organizuar nga dega bullgare e organizatës joqeveritare„Junior Achievment“në Sofje. 260 nxënës dhe studentë dhe mbi 150 kompani mësimore dhe startup morën pjesë në gara regjionale në vend. Sipas Rezultateve të tyre deri në finale arritën 35 kompani të nxënësve dhe 12 të studentëve. Ekipet e tyre prezantuan produkte të ndryshme teknologjike dhe teknologji të reja, të cilat lejojnë përdorimin e burimeve të ndryshme natyrore, me qëllim mbrojtjen e mjedisit. Emrat e kompanive të dalluara dhe më shumë për projektet e krijuara prej tyre mësojmë nga drejtoresha ekzekutive e “Junior Achievement Bulgaria” Milena Stojçeva:
Në vend të parë mes kompanive studentore është një ekip nga Universiteti i Sofjes, i cili quhet Bevine. Produkti i tyre është i lidhur me veprimtarinë e prodhuesve të verës, që lejon përmes censorëve, të vendosur në të mbjellat, të merret një informacion aktual për treguesit e tokës dhe të atmosferës. Mbi bazën e tyre, pronarët marrin rekomandime se kur dhe çfarë veprimesh të ndërmarrin, që të mund të ruhen të mbjellat. Në këtë mënyrë do të shtohen prodhueshmëria dhe efikasiteti i prodhimit të verës dhe më e mira është se kompania mund të zhvillojë këtë produkt të vet dhe në tregje të tjera. Në bazë të këtij shkaku ato u zgjodhën të prezantohen në garën ndërkombëtare të Junior Achievement, që do të zhvillohet në Norvegji në fund të këtij muaji.
Në vend të dytë klasifikohet edhe një startup studentor-aplikacion mobil, i cili lidh në mënyrë direkte shitësit dhe blerësit e pasurive të patundshme, gjë e cila mund të krijojë më shumë mundësi për marrjen e shtëpive me qira. Kursehet agjenti ndërmjetës, si dhe garantohet përgjegjësi gjatë propozimit të këtij lloji i pronave në treg. Vendi i tretë në kategorinë "startup më i mirë studentor", i qe dhënë kompanisë The HUB Ground. Ajo është e krijuar prej studentëve nga Universiteti Amerikan në Bullgari dhe përbën platformë për gjetjen e punës për IT-specialistët. Ky është një problem shumë urgjent për t'u zgjidhur për tregun e punës dhe ata mund të jenë shumë të suksesshëm si në Bullgari, kështu dhe në vende të tjera nga Evropa. Komisionarja evropiane Maria Gabriel ia dha çmimin e Institutit Evropian për Inovacione EIT Raw Materials “Drejt inovacioneve dhe sipërmarrjes përmes lëndëve të papërpunuara dhe burimeve natyrore” një ekipi nga gjimnazi matematikor në qytetin Varna. Emri i tij është REZD dhe prodhon fije për 3D printer prej kapakëve të ricikluar. Në këtë kategori çmim inkurajues mori dhe ekipi Incendio nga qyteti Plovdiv, të cilët zunë vendin e parë tek startupet e nxënësve. Produkti i tyre është i lidhur me punimin e pjatave prej gjetheve të misrit, të cilat të mund të shpërbëhen. Produkti i tyre po kështu ka një potencial për zhvillimin ndërkombëtar dhe ata do ta prezantojnë Bullgarinë në garën ndërkombëtare në të gjitha startupet e nxënësve nga Evropa, që do të zhvillohet në Francë, nën patronazhin e presidentit francez Emпanuel Makron.
Me forumin “Yjet që po lindin” “Junior Achievment” shënoi dy përvjetorë të rëndësishëm-100 vjet nga fillimi i programit “Kompania e të mësuarit” dhe 100 vjet nga krijimi i vet organizatës në Boston gjatë vitit 1919. Një shekull më vonë, organizata nuk e shpërfill qëllimin e vet për të mbështetur zhvillimin e arsimit dhe të njerëzve të talentuar, të cilët kanë dëshirë të mbi ndërtojnë aftësitë e tyre në sfera të ndryshme.Organizata jonë po punon për imponimin e arsimit sipërmarrës, që përfshin mendimin, sjelljen, mjeshtëritë, e kompetencën e plotë-tha përpara Radio Bullgarisë Milena Stojçeva dhe nënvizoi se, iniciativat e degës bullgare të organizatës, e krijuar gjatë vitit 1997, kanë dëshmuar efikasitetin e vet, kurse nxënësit pjesëmarrës në programet e tyre janë 30 000 në vit.
Foto: jabulgaria.org
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu fillimi i "Radio Sofjes", siç quhej Radioja Kombëtare Bullgare. Në qershor të po këtij viti, si..
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..
Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të..
Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu..