Krijime të artit të qilimave kryesisht nëpër trojet tona do të shkëlqejnë me ngjyra, me pastërti dhe përsosmëri sallat e ekspozitave “Rafaell Mihajllov” në qytetin Veliko Tërnovo. Më 14 qershor aty hapet ekspozita “Ngjyra, ornamente, dizajn” me mbi njëqind qilima nga koleksioni i Jaap van Beelen.
Holandezi Bejlen e viziton vendin tonë për herë të parë përpara gjysmë shekulli. Duke udhëtuar në auto-stop për në Stamboll, ai mahnitet kaq shumë nga dhuntitë bujare natyrore dhe nga njerëzit e ngrohtë saqë harron për qëllimin e tij përfundimtar. Fillon shpesh të vizitojë Bullgarinë dhe përpara 20 vjetëve vendoset në të-blen një shtëpi afër detit, për një farë kohe jeton në qytetin Kotell, kurse sot shtëpia e tij në kryeqytetin e lashtë Veliko Tërnovo është në kufi me atë të poetit, publicist dhe folklorist Petko Sllavejkov (Miku im dhe Mësues”, siç e quan ai). Dhe me qenë se dashurohet më tepër pas natyrës, fillon të koleksionoi qilima bullgar, të cilët ruajnë në ngjyrat dhe ornamentet e veta bukuritë e botës bimore dhe shtazore.
Publiku në qytetin Veliko Tërnovo do të shikojë një ekspozitë të shkëlqyer, e cila prezanton pamje nga punimi perëndimor dhe lindor bullgar të qilimave-tregon doktoresha Anita Komitska, kuratore e ekspozitës dhe drejtoresh e muzeut Historik në qytetin Çiprovci. Zoti Bejlen e ka grumbulluar koleksionin e tij të pasur jo vetëm në Bullgari, por dhe në vendet fqinje por dhe më të largëta, prandaj krahas me qilimat e Çiprovos dhe të Kotelit, do të tregohen dhe qilima nga Ballkani dhe Kaukazi. Interesante është mënyra në bazë të së cilës autori e ka renditur ekspozitën e vet-në 8 salla, në mënyrë kronologjike ose mbi bazën e ornamenteve. Për shembull, ai prezanton një temë të dashur në qilimat e Çiprovos-zogjtë dhe do të shikojmë zhvillimin e këtij ornamenti në kalimin e kohës. Eksponatet më të hershme në ekspozitë datojnë që përpara më shumë se 250 vjetëve.
Koleksioni i zotit Bejlen përfshin mbi 200 qilima, më të vlefshmet nga të cilët nuk mund të gjenden bile në muzetë tanë kombëtarë. Sipas Anita Komitskës më të vlefshmet midis tyre janë të punuara nga shkolla e Çiprovos dhe përmbajnë ornamente me zogj, me hardhi rrushi.
Më të vjetër në ekspozitë janë qilimat e Çiprovos për lutje, modeli bakam dhe gariballda-thotë akoma ajo. Ata janë të punuar në një vegje vertikale dhe karakteristik për ta është ornamenti gjeometrik, i ndërtuar nga një fushë qendrore dhe një ose më shumë bordure. Përveç kësaj janë të bëra me ngjyra natyrale, të cilat japin një butësi dhe bukuri të jashtëzakonshme të nuancave, dhe po kështu dhe një rezistencë të vet qilimave. Ne si përfaqësues të muzeut historik në qytetin Çiprovci jemi shumë mirënjohës se në Festivalin e sivjetshëm të qilimit të Çiprovos zotit Bejlen na dhuroi një qilim jashtëzakonisht të vjetër dhe të vlefshëm “bakamski”. Koleksionuesi e ka blerë nga qyteti turk Konja dhe e bëri këtë gjest mirënjohës ta sjellë në vendin, që ku është nisur dikur. Sepse gjatë viteve të sundimit Osman në Çiprovci janë thurur mijëra metra katrore të qilimave lutëse, kurse ato “bakamski” janë përfaqësues pikërisht të këtij stili qilimash.
Sot, tradita e qilimave a po vazhdon të zhvillohet përmes përsosjes së teknikës së endjes, përmes larmisë së ornamenteve dhe të ngjyrave ose vetëm përsërit tanimë atë që është e krijuar dhe e menduar në këtë zanat të lashtë?
E vlefshmja është se qilimat-të paktën në qytetet Çiprovci dhe Kotell, vazhdojnë të thuren dhe të enden në bazë të teknikës së lashtë-përgjigjet Anita Komiska. Tek punuesit e Çiprovos kjo është vegja vertikale, përmes së cilës formohet një sipërfaqe e butë, e lëmuar, me dy anë, si në formë gobleni. Dhe sot popullsia vendëse, pavarësisht se kanë mbetur shumë pak njerëz, vazhdojnë ti punojnë qilimat në këtë mënyrë, të riprodhojnë modele nga periudhat e ndryshme historike dhe të ngjyrosin leshin me bojëra natyrore.
Gjatë vitit 2014 UNESKO-ja i shpall qilimat e Çiprovos për një trashëgimi jo materiale kulturore botërore. Ky fakt jo vetëm se e ngre çmimin e tyre, por dhe tërheq interesin e shumë të huajve, të cilët i zbukurojnë shtëpitë e tyre moderne me prodhime, të thurura dhe të punuara në bazë të teknikës së lashtë dhe me ornamente të vjetra sa bota. Një prej këtyre njerëzve të huaj është dhe holandezi Bejlen, i cili shpëton krijimet e punimeve tona vendase dhe me një dashuri të madhe i ruan dhe i tregon përpara publikut bullgar.
Foto:arkiv personal
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..