Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një koleksionues holandez tregon mbi 100 qilima në një ekspozitë në qytetin Veliko Tërnovo

Krijime të artit të qilimave kryesisht nëpër trojet tona do të shkëlqejnë me ngjyra, me pastërti dhe përsosmëri sallat e ekspozitave  “Rafaell Mihajllov” në qytetin Veliko Tërnovo. Më 14 qershor aty hapet ekspozita “Ngjyra, ornamente, dizajn” me mbi njëqind qilima nga koleksioni i Jaap van Beelen.

Holandezi Bejlen e viziton vendin tonë për herë të parë përpara gjysmë shekulli. Duke udhëtuar në auto-stop për në Stamboll, ai mahnitet kaq shumë nga dhuntitë bujare natyrore dhe nga njerëzit e ngrohtë saqë harron për qëllimin e tij përfundimtar. Fillon shpesh të vizitojë Bullgarinë dhe përpara 20 vjetëve vendoset në të-blen një shtëpi afër detit, për një farë kohe jeton në qytetin Kotell, kurse sot shtëpia e tij në kryeqytetin e lashtë Veliko Tërnovo është në kufi me atë të poetit, publicist dhe folklorist Petko Sllavejkov (Miku im dhe Mësues”, siç e quan ai). Dhe me qenë se dashurohet më tepër pas natyrës, fillon të koleksionoi qilima bullgar, të cilët ruajnë në ngjyrat dhe ornamentet e veta bukuritë e botës bimore dhe shtazore.

Publiku në qytetin Veliko Tërnovo do të shikojë një ekspozitë të shkëlqyer, e cila prezanton pamje nga punimi perëndimor dhe lindor bullgar të qilimave-tregon doktoresha Anita Komitska, kuratore e ekspozitës dhe drejtoresh e muzeut Historik në qytetin Çiprovci. Zoti Bejlen  e ka grumbulluar koleksionin e tij të pasur jo vetëm në Bullgari, por dhe në vendet fqinje por dhe më të largëta, prandaj krahas me qilimat e Çiprovos dhe të Kotelit, do të tregohen dhe qilima nga Ballkani dhe Kaukazi. Interesante është mënyra në bazë të së cilës autori e ka renditur ekspozitën e vet-në 8 salla, në mënyrë kronologjike ose mbi bazën e ornamenteve. Për shembull, ai prezanton një temë të dashur në qilimat e Çiprovos-zogjtë dhe do të shikojmë zhvillimin e këtij ornamenti në kalimin e kohës. Eksponatet më të hershme në ekspozitë datojnë që përpara më shumë se 250 vjetëve.

Koleksioni i zotit Bejlen përfshin mbi 200 qilima, më të vlefshmet nga të cilët nuk mund të gjenden bile në muzetë tanë kombëtarë. Sipas Anita Komitskës më të vlefshmet midis tyre janë të punuara nga shkolla e Çiprovos dhe përmbajnë ornamente me zogj, me hardhi rrushi.

Më të vjetër në ekspozitë janë qilimat e Çiprovos për lutje, modeli bakam dhe gariballda-thotë akoma ajo. Ata janë të punuar në një vegje vertikale dhe karakteristik për ta është ornamenti gjeometrik, i ndërtuar nga një fushë qendrore dhe një ose më shumë bordure. Përveç kësaj janë të bëra me ngjyra natyrale, të cilat japin një butësi dhe bukuri të jashtëzakonshme të nuancave, dhe po kështu dhe një rezistencë të vet qilimave. Ne si përfaqësues  të muzeut historik në qytetin Çiprovci  jemi shumë mirënjohës se në Festivalin e sivjetshëm të qilimit të Çiprovos zotit Bejlen na dhuroi një qilim jashtëzakonisht të vjetër dhe të vlefshëm “bakamski”. Koleksionuesi e ka blerë nga qyteti turk Konja dhe e bëri këtë gjest mirënjohës ta sjellë në vendin, që ku është nisur dikur. Sepse gjatë viteve të sundimit Osman në Çiprovci janë thurur mijëra metra katrore të qilimave lutëse, kurse ato “bakamski” janë përfaqësues pikërisht të këtij stili qilimash.

Sot, tradita e qilimave a po vazhdon të zhvillohet përmes përsosjes së teknikës së endjes, përmes larmisë së ornamenteve dhe të ngjyrave ose vetëm përsërit tanimë atë që është e krijuar dhe e menduar në këtë zanat të lashtë?

E vlefshmja është se qilimat-të paktën në qytetet Çiprovci dhe Kotell, vazhdojnë të thuren dhe të enden në bazë të teknikës së lashtë-përgjigjet Anita Komiska. Tek punuesit e Çiprovos kjo është vegja vertikale, përmes së cilës formohet një sipërfaqe e butë, e lëmuar, me dy anë, si në formë gobleni. Dhe sot popullsia vendëse, pavarësisht se kanë mbetur shumë pak njerëz, vazhdojnë ti punojnë qilimat në këtë mënyrë, të riprodhojnë modele nga periudhat e ndryshme historike dhe të ngjyrosin leshin me bojëra natyrore.

Gjatë vitit 2014 UNESKO-ja i shpall qilimat e Çiprovos për një trashëgimi jo materiale kulturore botërore. Ky fakt jo vetëm se e ngre çmimin e tyre, por dhe tërheq interesin e shumë të huajve, të cilët i zbukurojnë shtëpitë e tyre moderne me prodhime, të thurura dhe të punuara në bazë të teknikës së lashtë  dhe me ornamente të vjetra sa bota. Një prej këtyre njerëzve të huaj është dhe holandezi Bejlen, i cili shpëton krijimet e punimeve tona vendase dhe me një dashuri të madhe i ruan dhe i tregon përpara publikut bullgar.

Foto:arkiv personal

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..

botuar më 24-10-02 7.35.PD