Çdo të shtunë në qendrën për njerëz të moshuar “Shën Vasili” në qytetin Plovdiv vullnetarët e fondacionit “Breza të tërë bashkë” e kalojnë ditën e vet të pushimit me banuesit e saj. Bisedojnë, shkojnë në shëtitje, vizitojnë ngjarje kulturore, këmbejnë mendime, ëndërrojnë...
Gjysha Tanja ëndërron të ketë një kopsht me trëndafila. T’i ujit, ti ledhatojë dhe t’u hedh pleh. Dhe bile në imagjinatën e saj ajo e ka realizuar ëndrrën e saj. Por, ka nevojë për ndihmë fare të vogël – për disa palë duar të forta.
"Gjatë vizitës sonë të fundit gjysha Tanja na tha në mënyrë spontane por dhe disi me shaka se do të gëzohet po t’i ndihmojmë dhe t’i gjejmë kopshtarë vullnetarë – me buzë në gaz dhe energjikë, të cilët bashkë me të të kujdesen për kopshtin shumëngjyrësh të shtëpisë – tregon Margarita Gançeva, kryetarja e fondacionit. Dhe shumë shpejt caktuam datën 22 qershor, ditën e shtunë, nga ora 9 deri në orën 11 në bulevardin “Komatevsko shose” numër 28. Është e domosdoshme që njerëzit të kenë një veshje komode, dorashka, lopata, fshesë, thasë për plehrat, por në qoftë se ndonjë ka makinë kositëse për prerjen e barit ose të paktën gërshërë për prerjen e vreshtave, po kështu do të ishte shumë mirë. Dhe me qenë se gjyshja Tanja është e njohur me punën në kopsht dhe kujdeset për lulet, ajo me gëzim ra dakord të jetë udhëheqësja e iniciativës".
Me çfarë gjëje tjetër mund t’i ndihmojmë njerëzit e moshuar, që të ndihen në mënyrë më komode në shtëpinë e tyre të përbashkët?
"Kur i kemi vizituar në shtëpi, kemi parë dhomën e bukës, në të cilën ata hanë, mëngjes, drekë, darkë-përgjigjet Margarita Gançeva. Kjo është një sallë e madhe e cila ka nevojë për rinovim - për tavolina të reja , karrige të reja. Përveç kësaj në çdo një nga gjashtë katet ka dhoma të vogla pritjeje dhe aty kemi vënë re mobiliet të cilat janë të vjetërsuara. Prandaj duam të apelojmë, që në qoftë se ndonjë i ndërron mobiliet e veta dhe çuditet se çfarë do t’i bëjë ato, t’i sjellë këtu në shtëpi. Njerëzit me gëzim do të pranojnë tavolina, rafte ku të vendosin librat, komodina".
Të moshuarit kanë nevojë prej një larmie më të madhe dhe më në veçanti tani, kur moti është i ngrohtë , për ta nuk është mirë që të qëndrojnë shumë në një vend. "Kemi shkuar në teatër, në restorant në pastiçeri",- tregon Margarita Gançeva. "Disa nga njerëzit e moshuar ëndërrojnë të shkojnë në marshim, në mal dhe në qoftë se ka vullnetarë të tillë të guximshëm, mund të drejtohen drejt vetë atyre ose fondacionit. Kështu që le të ftojmë gjyshen dhe gjyshin për shëtitje, në kopshtin e qytetit në bazën e kanotazhit – ata me shumë gëzim do të dalin me ndonjë njeri, të cilin gjithsesi e njohin. Prandaj është më mirë në fillim fare ai të vijë në shtëpi bashkë me vullnetarët nga fondacioni dhe të njihet me njerëzit e moshuar. Dhe pas kësaj mund të komunikojë me ta dhe të caktojë takime dhe gjëra të këndshme për të dyja palët".
Në qoftë se ftoni për shembull gjyshe Tanjën ajo do tu tregojë për fëmijët e saj , për punën e saj të dikurshme si kuzhiniere, por dhe për takimet e saj të rregullta me vogëlushët në një kopsht fëmijësh.
"Ne jemi tre ose katër gjyshe të cilat shkojmë" - tregon gjyshja Tanja. "Iu lexojmë libra. Për Vitin e Ri ata me këtu duart e tyre të vegjël bënin pite dhe kulaçe të vogla dhe i poqëm bashkë. Për Pashkët bashkë ngjyrosëm vezë, kurse tani gjatë muajit maj, përcollëm grupin e fundit, të cilët në shtator do të shkojnë në shkollë. Një festë shumë të madhe u bënë në kopsht dhe fëmijët ishin shumë të kënaqur me lojëra nga më të ndryshmet. Kështu që ne e e kalojmë kohën tonë duke vajtur tek ta".
Foto: Fondacioni “Breza të tërë bashkë”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ekspedita e parë kërkimore bullgare në Antarktidë u zhvillua në pranverën e vitit 1988 dhe me të filluan edhe studimet e njëpasnjëshme shkencore të studiuesve vendas në Kontinentin e Akullit. "Këto janë kushtet më ekstreme në të cilat një person mund..
Një ekuipazh në detyrë i avionit C-27J "Spartan" nga Baza Ajrore “Vrazhdebna” siguroi transportin ajror nga Sofja në Tiranë të Shqipërisë, të një ekipi mjekësor të përbërë nga specialistë të ndryshëm mjekësorë dhe pajisjet e tyre. Këtë të shtunë dhe..
Data 24 shtator shënoi krijimin e një shoqate të re bullgare në Shqipëri “Shoqata për Identitetin Bullgar” . Ajo u regjistrua sipas legjislacionit shqiptar në qytetin e Tiranës me drejtues Besim Muça. Besimi ka lindur në fshatin Orzhanovë..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit..