Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

85 vjet Parku Vitosha – gjithnjë e më i dashur, gjithnjë e më tërheqës

Duke shëtitur në qendrën e Sofjes, në pedonalen Vitosha, para nesh hapet tabloja madhështore e malit Vitosha – një nga simbolet e kryeqytetit bullgar. Në muajin gusht 1895 shkrimtari Aleko Konstantinov mblodhi 300 veta, të cilët u ngjitën me të në majën më të lartë të Vitoshës – Çerni Vrëh (2290 m.). Në këtë mënyrë u vu fillimi i turizmit të organizuar bullgar. Pothuaj 40 vjet më vonë – në vitin 1934 është shpallur parku i parë natyror në Bullgari – Vitosha.

“Kjo është bërë me iniciativën e Bashkimit për mbrojtjen e natyrës. Në fillim Parku Kombëtarë ka përfshirë pjesën më të lartë të malit, e cila ka qenë pronë e shtetit. Pak më vonë kufijtë e tij janë zgjeruar dhe aktualisht territori i tij është 27 mijë hektarë” – tregon Vanja Rëtarova – Georgieva, zëvendës drejtorja e Parkut.

Sot Vitosha është vendi më i preferuar për kryeqytetasit në secilën stinë. Ai ofron itinerare të ndryshme – për të gjitha shijet dhe parapëlqimet – për shëtitje të lehtë, për turizëm ose ngjitje me pajisje të posaçme, për biçikleta ose kuaj ose itinerare tematike, shpjegon Vanja Rëtarova- Georgieva dhe vazhdon:


„Këtu mund të përmend për shembull shtegun e bimëve mjekësore, i cili fillon nga pylli pranë lagjes Knjazhevo, kalon përmes vendeve Bjallata Voda (Uji i Bardhë) dhe Zlatnite Mostove (Urat e Arta) dhe arrin deri tek Momina Skalla (Shkëmbi i Vajzës)”


Ngjarjet tradicionale, të cilat organizohen në Park janë Xhiroja e Vitoshës – 100 kilometra super-mraton dhe çiklizëm (në mes të qershorit) dhe ngjitja tradicionale në masë e majës Çerni Vrëh (më 25 gusht).

Vitosha ofron dhe objekte interesante për ngjitësit – Kominite (Oxhaqet), Divite Skali (Shkëmbinjtë e Egër), Ujëvara e Bojanës. Parajsa e speleologëve është shpella Duhllata – shpella më e gjatë në Bullgari – 18 kilometra! “Ky është një objekt shumë interesant, por regjimi i vizitave është shumë i rreptë – atje mund të hyjnë vetëm turistë me pajisje të përshtatshme dhe vetëm me udhërrëfyes të kualifikuar për shkak të sigurisë së tyre” – tha Vanja Rëtarova-Georgieva. Dhe shtoi se çdo një vend në pak është shumë interesant me diversitetin biologjik, me peizazhet dhe trashëgiminë kulturore.

Përveç kishës mesjetare të Bojanës, e cila është objekt i trashëgimisë kulturore të UNESKO-së, në Vitosha mund të shihen rrënojat e një vendi të shenjtë të trakëve (në majën Kikish), rrënojat e një kështjelle trake (afër fshatit Mërçaevo) dhe të një faltore sllave të lidhur me kultin e Diellit (në afërsi të shpellës Duhllata). Në fshatin Bosnek gjithashtu ka mbeturina të një kalaje trake me tri kulla. Në qendrën e njërës kulle ka pasur një shenjtërore të lidhur me kultin e Diellit.

Një fenomen specifik gjeologjik për këtë mal është “lumi i gurtë” – morenat. Sipas njërës prej teorive morenat janë depozitime të shkëmbinjve që gjuha e akullnajës i ka bartur me vete. Në përputhje me një teori tjetër ato janë formuar nën ndikimin e veprimit të erozionit të ujit nën shkëmbat.

Në Vitosha janë përshkruar 1859 lloje bimore. Shumë karakteristik është tulipani i Vitoshës – një lule të verdhë. Atje mund të shihen dhe dy bimë grabitqare – Pinguikulae Ballkanit(Pinguicula balcanica) dhe Drosera.

tërhequr nga afërsia e Vitoshës me kryeqytetin bullgar, turistët nganjëherë harrojnë se ata janë duke shkuar në natyrën e egër dhe shpesh janë të papërgatitur për takime me kafshët e egra . Në raste të tilla ata reagojnë në mënyrë të gabuar dhe më e rëndësishmja është që t’i lënë të qetë kafshët:

„Për fat të keq vizituesit nuk dinë mjaftë për jetën e kafshëve dhe shpesh marrin me vete sorkadhë dhe drerë të vegjël duke menduar se janë braktisur nga nënat e tyre. Por kjo nuk është kështu. Zakonisht nënat janë në afërsi, pavarësisht se nuk i shikojmë. Kafshët e vogla qëndrojnë pa lëvizur sepse kjo është reagimi i tyre instinktiv. Gjëja më e mirë, të cilën mund ta bëjmë është që të largohemi sa më shpejtë nga vendi”, paralajmëron Vanja Rëtarova- Georgieva dhe shton se në Vitosha jetojnë midis 10 dhe 15 arinj, të cilët parapëlqejnë vendet, ku nuk turistë – pjesën jugore të malit.


Vitosha ofron mundësi të shkëlqyera për të ikur nga ritmi i jetës në qytet. Atje mund ta lëmë energjinë negative, por pa harruar t’i marrim me vete plehrat tona – kështu do ta ruajmë bukurinë e natyrës së egër!

Foto: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Turistët meksikanë vijnë tek ne për turne kulturore

Fluturime çarter nga Meksika deri në Sofje do të kryhen çdo dy javë deri në fund të nëntorit 2024, raporton bgtourism.bg. Pak ditë më parë në Aeroportin e Sofjes u ul një avion i një kompanie ajrore bullgare me 320 turistë meksikanë. Ky është..

botuar më 24-05-26 6.10.PD
Bethany Hughes

Thesaret e Bullgarisë “shkëlqyen” në transmetimin e Bettany Hughes më 24 Maj (VIDEO)

Arkeologia dhe udhëtare e njohur Prof. Bethany Hughes nis një udhëtim emocionues nëpër Bullgari në episodin e ri "Thesaret me Bettany Hughes", i cili u transmetua në ditën festive të 24 Majit në kanalin Viasat History. Episodi u prit me..

botuar më 24-05-25 9.35.PD
Kisha „Shën Dhimitër i Selanikut“ (Mirovliti) u ndërtua midis viteve 1876 dhe 1892

Për fshatin Garvan, mullirin e vjetër dhe kush janë grebencite

Gjëja e parë që bën përshtypje në fshatin Garvan janë shtëpitë e bukura dhe shumë të mirëmbajtura në stilin vendas tipik për rajonin e Dobruxhës të Bullgarisë Verilindore. Fshati ndodhet në zemër të "Hambarit të Bullgarisë" jo shumë larg qytetit..

botuar më 24-05-22 7.05.PD