Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Valerij Poshtarov: Fotografia mund ta detyrojë kohën të ndalojë

5
Ibrahim nga Ribnovo

Gjithmonë kam menduar se fotografia mund të krahasohet me poezinë. Ajo është poezia e arteve vizuale, sepse tek ajo nuk ka dhe kaq shumë teknikë. Tek ajo je i liruar nga kushtëzimet e shumta, të cilat i zbulojmë në gjini të tjeratë arteve vizuale. Aty ka një lexim direkt, më në veçanti sa i përket fotografisë dokumentare, kur fotografi e ndien botën rreth vetes së vet dhe duhet ta tregojë të tillë siç e ka ndier. Ka dhe një energji tjetër më të parëndësishme, të lidhur me fotografinë – forca të ndalojë kohën”, zbuloi në një intervistë për Radio Bullgarinë fotografi Valerij Poshtarov. Fotografitë e tij na transferojnë në hapësirën, ku koha me të vërtetë ka ndaluar. Duke stampuar magjinë e vështrimeve të heronjve të tij-njerëzit e zakonshëm, ato sikurse flasin me një spontanitet natyror. Të tilla janë dhe fotografitë nga projekti “Njeriu i fundit i Rodopeve”, mbi të cilin Valerij punoi gjatë vitit të kaluar.

Dimitrina nga Filipovo

Që të mund ta realizojë, ai ndërmerr një udhëtim për disa muaj, gjë e cila e shpie në 556 fshatra, të shpërndara nëpër malin mitik. Kuadrot me të cilat kthehet përsëri në Sofje janë të privuar nga çdo lloj kotësie. Në to nuk ka as gjë të tepërt, aksenti është tek vështrimi, përmes të cilit depërton shpirti i heronjve. Ata nuk kanë për qëllim të tregojnë mangësitë ose problemet familjare të njerëzve, por më tepër ti rikujtojnë publikut për disa nga vlerat dhe rezistencën morale, të respektuar nga paraardhësit e tyre, por të përbuzur sot.

Mustafa nga Zllatarica

Poshtarov pohon se preferon fotografitë bardh e zi, sepse shikuesi përqendrohet shumë më lehtëmbi pjesën bazë në to – historia, por saktësoi se kohët e fundit bën fotografi dhe me ngjyrë:

Gjatë vitit të fundit, pas më shumë se 15 vjet punë në gjininë e fotografisë dokumentare, fillova të punojë me ngjyrë. Kjo është një sfidë për mua, gjë e cila më lejon të vështrojënë mënyrë të ndryshme mbi të njëjtat tema, të cilat gjithmonë më kanë emocionuar. Ngjyra po kështu mund të jetë një mjet shprehës adekuat, por duke pasur parasysh se unë kam përfunduar degën e pikturës, kjo për mua nuk është një fund të vetë qëllimshëm, por më tepër diçka, e cila duhet të shpreh një gjendje të caktuar, të sjellë emocion dhe harmoni. Ne fotografët, më në veçanti në gjinitë të cilat nuk lejojnënjë ndërhyrje në kuadrot, në një shkallë të madhe jemi të varur nga realiteti. Prandaj bota nuk është diçka, të cilën mund ta mendojmë që të mund të arrijmë harmoni, kështu siç e bën një piktor me ngjyrat e veta të zgjedhura.”

Emrah nga Kësak

Poshtarov ka marrë pjesë në mbi 30 ekspozita vetjake dhe kolektive në Paris, Berlin, Frankfurt dhe në qytete të tjera evropianoperëndimore. Është i emëruar për çmime të shumëfishta, por e gjithë kjo nuk është stimuli i cili e detyron të vazhdojëtë merret me prirjen e vet. Mbase do të tingëllojë pak e çuditshme, por në periudhën, kur jetoja në Paris dhe bëja ekspozita rregullisht në Evropën Perëndimore kërkoja këtë paraqitje, por pas kësaj, qesh mjaft i zhgënjyer nga kotësia e kësaj jete”, pohon Poshtarov.

Ajo e cila gjithmonë ka qenë interesante për mua është të takohem me njerëzit të cilët do ti fotografoj, dhe jo kaq me publikun. Momenti i realizimit të një artisti është ky , në të cilin ai krijon krijimtarinë e vet. Mbase ky është një konflikt shumë serioz për krijuesin, sepse shpesh kërkon suksesin në miratimin publik, në statusin material ose në pamjen të cilën e ka ndërtuarpërpara njërit apo tjetrit institucion. Besoj po kështu se, një krijues është aktual, derisa ka dëshirën të shpreh vetveten. Atëherë, asgjë nuk mund ta ndalojë atë forcë e cila vlon në të.”

Rashko nga Topollovo

Gjatë vitit 2011 Poshtarov kthehet nga Franca dhe vendoset në Sofje, ku krijon galerinë e parë online në Evropën Lindore, kushtuar krejtësisht piktorëve bullgarë nga periudha e modernizmit deri në ditët tona. Dëshira e tij është në ndonjë farë mënyre të marrë pjesë në jetën kulturore të vendit. Sot pikturat në të janë tanimë 4000. Synimi i tij është të mund të krijojë një muze virtual të mjeshtërve bullgar, me qenë se shumë nga krijimet e tyrejanë pronë private, ose shumë rrallëjanë eksponuar në galeritë shtetërore.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Universiteti i Lisbonës

Në Universitetin e Lisbonës studiohen bullgarishtja dhe pesë gjuhë të tjera sllave

Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..

botuar më 24-10-25 7.30.PD
Radosllava Nedjallkova me çmimin e madh Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska për vitin 2023

Radosllava Nedjalkova nga "Nashenci": Ansamblet folklorike janë zemrat e komuniteteve bullgare në mbarë botën

“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..

botuar më 24-10-23 7.35.PD

Bullgaria dhe Kosova do të bashkëpunojnë në kinematografi

Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..

botuar më 24-10-22 9.21.PD