Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Testimi i sistemit TOLL fillon më 16 gusht

Më 3 korrik vazhdojnë negociatat me përfaqësuesit e sektorit të transportit për tarifat rrugore

Se çfarë po ndodh me sistemin TOLL dhe se kurrë do të fillojë përdorimi i tij në Bullgari janë pyetje të rëndësishme për shoqërinë tonë dhe më në veçanti për biznesin e transportit. Për këtë arsye konferenca për shtyp e organizuar për këtë temë provokoi interes të madh. Sipas zëvendësministrit të zhvillimit regjional Nikollaj Nankov funksionimi efektiv i sistemit do të sigurohet nga Administrata Kombëtare TOLL, e cila tashmë është themeluar dhe në të punojnë 629 veta. Ata disponojnë me pajisje të teknologjisë së lartë, me qendër të dispeçerëve, dhomë të posaçme për kontroll të trafikut dhe qendra të thirrjeve. Zëvendësministri tha se implementimi i sistemit TOLL është me prioritet për qeverinë dhe pavarësisht se më parë kishte shumë probleme të lidhura me pullat elektronike për tarifat rrugore, tani me sistemin TOLL nuk do të ketë të tilla.

“Duke folur për gatishmërinë teknike të Agjencisë së Infrastrukturës Rrugore dhe të partnerëve të saj në implementimin e sistemit TOLL – “KAPSCH Traffic Solutions”, situata është kjo, shpjegoi Zv.Ministri Nankov: Që nga 16 maji zhvillojmë eksploatim teknik të sistemit në regjim të simuluar (“brenda zyrës”), që nga 16 gushti, siç ramë dakord me kolegët nga kompanitë e transportit, do të fillojmë eksploatimin real teknik të sistemit – Eksploatimi tregtar dhe mbledhja reale e tarifave nuk do të fillojë derisa nuk i sqarojmë të gjitha detajet – siç sa i përket funksionimit të sistemit, ashtu edhe sa i përket anës ligjore”.

Pritet se rrjeti rrugor, për të cilin shoferët do të paguajnë, do të përfshijë 6000 kilometra, në vend të të shpallurve në fillim 10 800 km. Këtu do të hyjnë autostradat, rrugët kryesore dhe dytësore. Se cilat do të jenë tarifat akoma nuk është e qartë, po zhvillohen negociata me sektorin e transportit. Më 3 korrik është planifikuar një takim me përfaqësuesit e sektorit dhe Zv.Ministri Nankov është optimist se do të arrihet balanca e kërkuar.

Drejtori i Administratës Kombëtare TOLL prof. Oleg Asenov shpjegoi se tani shoferët e maunave dhe kamionëve të mëdhenj, të cilët çdo ditë kalojnë përmes territorit të Bullgarisë, janë detyruar të plotësojnë harta, në të cilat tregojnë pikën e hyrjes në shtet dhe atë të daljes. Ato janë të vlefshme brenda afatit 24-orësh, pas kalimit të të cilit automjeti duhet të dalë jashtë Bullgarisë. Pas fillimit të punës së sistemit TOLL tashmë nuk do të ketë nevojë për harta të tilla, sepse shoferët do të marrin harta, mbi të cilat sistemi do t’ua tregojë itinerarin e tyre në bazë të të dhënave të ofruara nga ata. Kështu tarifa e detyrueshme do të përcaktohet automatikisht, duke pasur parasysh të dhënat.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pranojnë aplikime për rezidencë për përkthyes letrarë në bullgarisht

Data 9 tetor është afati i fundit për aplikime për rezidenca kërkimore për përkthyes letrarë nga bullgarishtja në kuadër të projektit Archipelagos, njoftoi fondacioni "Faqja tjetër". Rezidencat do të zhvillohen në Shtëpinë e Letërsisë dhe..

botuar më 24-07-26 6.31.MD

Sofja, Varna dhe Burgas transmetojnë drejtpërdrejt hapjen e Lojërave Olimpike në Paris

Hapen zyrtarisht Lojërat e Olimpiadës së 33-të Verore në Paris. Me këtë rast, kreu i shtetit Rumen Radev ndodhet në kryeqytetin francez për të marrë pjesë në hapje, me ftesë të presidentit francez Emanjuell Makron dhe presidentit të Komitetit Olimpik..

botuar më 24-07-26 7.45.PD

Një zonë e re e Terminalit 2 ofron një vend për të punuar dhe relaksuar në Aeroportin e Sofjes

Një zonë e re që kombinon një vend modern për t'u çlodhur dhe një hapësirë ​​​​të përbashkët pune është tashmë në dispozicion për udhëtarët në Terminalin 2 të Aeroportit të Sofjes, njoftoi Aeroporti i Sofjes në faqen e tij në Facebook.Në këtë zonë në..

botuar më 24-07-25 4.53.MD