Kryeministri Bojko Borisov hapi Forumin e dytë Ekonomik të Plovdivit me fjalët se zhvillimi i Bullgarisë gjatë 10 vjetëve të fundit është në sajë të mjedisit të mirë tatimor dhe në sajë të riorientimit të biznesit ndaj degave si inxhinieria mekanike, elektronika dhe metalurgjia. 4 herë është rritur eksporti i produkteve të elektronikës dhe 2 herë atyre të inxhinierisë mekanike. Për dhjetë vjet të ardhurat e punëtorëve janë dyfishuar. Por për të vazhduar këtë tendencë kemi nevojë për hapjen e prodhimeve të reja me vlerë të lartë të shtuar, mendon Borisovi. Sipas tij me prioritet për Bullgarinë janë ndërtimi i porteve të reja, autostradave, linjave hekurudhore, gazsjellësve. Hapat e tjera të domosdoshme janë lidhur me politikën e parashikueshme tatimore, me ngushtimin e informalitetit, me arsimin dhe kualifikimin e krahut të punës.
Para mesditës së ditës së enjte do të mbajë mot me mjegull. Rreth dhe pas mesditës, dukshmëria do të përmirësohet përkohësisht dhe do të mbizotërojë mot me diell. Do të jetë pothuajse e qetë. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 9° dhe 14°, në zonat..
GERB-SDS i bëri thirrje kryeministrit Dimitër Gllavçev që të tërheqë Marrëveshjen 10-vjeçare të Sigurisë me Ukrainën. Sipas Daniell Mitov nga GERB, momenti i zgjedhur nga Gllavçev për të sjellë këtë lloj marrëveshjeje në parlament është..
Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi një vendim për vendosjen e përkohshme të kontrollit kufitar në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun, si dhe për pezullimin e funksionimit të pikave kufitare në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun dhe bullgaro-grek...