Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria ka nevojë për të paktën 8 zona të tjera industriale

Foto: BTA

Bullgaria ka nevojë për më shumë zona industriale të , tha Zv. Kryeministri Tomisllav Donçev gjatë vizitës së tij në Zonën Industriale Bozhurishte. “Na duhen akoma 4-5 zona të tilla në pjesën veriore të vendit  dhe 3 të tjera në jug. S’ka rëndësi a do të jenë shtetërore, bashkiake, apo private”, komentoi ai dhe shtoi se investitorët dëshirojnë që çdo gjë të bëhet më shpejtë. Në zonat industriale projektet realizohen më lehtë për shkak të infrastrukturës së gatshme. Zv. Kryeministri komentoi se qëllimi i madh është që proceset të përshpejtohen dhe lëshimi i lejeve të mos u kushtojë investitorëve nga një vit apo një vit e gjysmë , siç është tani. Biznesi bashkëkohor është i shpejtë dhe të gjitha lejet duhet të jenë të gatshme paraprakisht, mendon Tomisllav Donçevi.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivelin Mihajllov

Partia e re “Veliçie” është para shpërbërjes

Forca më e vogël politike në Parlament “Veliçie” është në prag të kolapsit. Për këtë paralajmëroi themeluesi i saj, Ivelin Mihajllov, pasi grupi partiak i formacionit votoi unanimisht kundër qeverisë së propozuar nga GERB. Sipas Mihajllovit, nëse..

botuar më 24-07-04 10.10.PD

Parashikimi i motit për 4 korrikun 2024

Ditën e enjte mbi vend do të ketë vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 23°, në Sofje 15°. Temperatura maksimale do të jetë nga 25 deri në 30°, në kryeqytet 25°. Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do..

botuar më 24-07-03 7.35.MD
Rumen Radev

Presidenti: Kriza politike vazhdon

“Është e qartë se kriza politike vazhdon dhe zgjidhja e saj kërkon jo vetëm lënien mënjanë të interesave personale dhe partiake, por kërkon edhe sjelljen e dukur.” Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në margjinat e Kuvendit Popullor pasi deputetët..

botuar më 24-07-03 6.03.MD