Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festa e kinemasë bullgare fillon në Romë

Me ardhjen e verës vjen koha dhe për Festivalin e Kinemasë Bullgare në Romë. Dhe sivjet organizatorët e ngjarjes - artistja Zhana Jakovleva dhe i gjithë ekipi i Institutit Kulturor Bullgar të drejtuar prej saj në kryeqytetin italian, premtojnë t'i kthejnë ditët nga data 27 deri më 30 qershor në një festë të vërtetë për vlerësuesit e kinemasë dhe të kulturës bullgare. Vendi është emblematik Shtëpia e kinemasë në Romë, të vendosur mes kopshteve të vilës së përsosur Villa Borghese.

Me çdo një vit të kaluar kemi takime gjithnjë e më aktive me njerëz, të cilët interesohen nga kinemaja bullgare, dhe të cilët japin një vlerësim gjithnjë e më të lartë të arritjeve të krijuesve tanë tregon Zhana Jakovleva. Një pjesë e madhe janë dhe kolegë tanë artistë, producentë, regjisorë, disa nga të cilët kanë punuar në Bullgari, të tjerë shpresojnë të punojnë në të ardhme. Që të gjithë ata vijnë me një interes të madh , kurse takimet tona me ta bëhen gjithnjë e më interesante, sepse, pasi të përfundojnë shfaqjet dhe kur e gjithëVilla Borgheseqetësohet, mbetemi të flasim jashtë, në stolat për gjërat të cilat kanë shkaktuar interes, të menduar, por dhe debat për krijimin e një kinemaje të vërtetë dhe eventualisht për bashkëprodhime të reja.

Edicionii 12 i Festivalit të kinemasë bullgare në Romë sipas traditës do të fokusojë vëmendjen mbi premierat më të mira të kinematografisë së re bullgare. Publiku do të shikojë 5 filma artistikë, 3  dokumentarë dhe një me seri. Fija e hollë e kuqe, e cila i bashkon ata është tema për dashurinë në përmasat e saj të ndryshme.

Miqtë, si gjithmonë janë një buqetë e madhe - thotë Zhana Jakovleva. Në qoftë se fillojmë që nga dita e parë 27 qershor, kur Millko Llazarov do të prezantojë filmin e tij “Aga”. Filmi vuri një final të bukur festivalit ndërkombëtar të kinemasë Berlinale dhe ishte vlerësuar lart nga mediat si një përrallë e ndjeshme e xhiruar në tokën  “akullit të përjetshëm”, në të cilin Sedna dhe Nanuk, të qetë dhe dinjitoz vuajnë pas vajzës së tyre të vetme Aga. Pastaj prezantojmë kolegët, të cilët krijuan filmin “Fotografia me Jukin” skenaristi është Dimitër Stojanoviç, regjisori është Llëçezar Avramov, producenti Borisllav Çuçkov dhe më tepër ylli Rushi Videnliev, i cili këtu pritet me interes të madh.

Djemtë e keq të kinemasë bullgare, siç na pëlqen ti quajmë - artistët Marijan Vëlev dhe Asen Bllateçki, të cilët do të venë filmat e tyre të parë si regjisorë. Do të na vijë për vizitë dhe artistja e re Ljuba Basheva, e cila luan një rol qendror në filmin e Marijan Vëlevit “Vajza e keqe”. Në natën e fundit do të na dhuroj një buzëqeshje artistja Teodora Duhovnikova me filmin “Çamçakëz për flluska”, do të shikojmë dhe lojën e saj të përsosur në serinë e parë të “Grykës së djallit” për mua ky është një film me seri, i cili me një krenari të madhe mund të tregohet në Itali.

Kryeqyteti evropian i kulturës Plovdiv po kështu do të ketë praninë e vet në ditët nga 27 deri më 30 qershor në Romë, përmes filmave dokumentar kushtuar dy personaliteteve kureshtare nga qyteti i dytë bullgar për nga madhësia yllin e operës Sonja Jonçeva dhe regjisorin Ivan Andonov. “Dhe jo në vend të fundit-publikudo të shikojë film për njërin prej autorëve të parë bullgartë përkthyer në Itali Jordan Radiçkov. Ai do të rikujtojë me një shkelje të lehtë të syrit për atë Bullgari të shkëlqyer, për të cilën mund të krenohemi se ekziston në letërsinë tonë”, shton Zhana Jakovleva.


Në qoftë se kthehem vite të tëra mbrapa, hapi të cilin e kemi bërë është mjaft i madh. Natyrisht, që unë do të doja shumë më tepër sepse mendoj se, kultura bullgare akoma nuk ka vendin e vet të denjë në Evropë dhe në botë. Si bullgare, e cila jeton prej mjaft kohë jashtë vendit, mbase më qartë dalloj arritjet e mëdha dhe mendoj se Bullgaria duhet me të vërtetë të krenohet me krijuesit e vet, sepse me çdo një vit të kaluar rritemi sa më lartë.

Në lidhje me këtë, instituti kulturor Bullgar në Romë po përgatit bashkërisht me Shtëpinë-muze “Panço Vlladigjerov” në Sofje, një koncert i cili i kushtohet 120 vjetorit nga lindja e kompozitorit Panço Vlladigjerov, i quajtur akoma “patriarku i muzikës bullgare”. Ngjarja do të jetë më 5 korrik, kur publiku do të shijojë interpretimet e pianistit bullgar i cili jeton në Itali Ivan Donçev. Gjatë muajit gusht kursistë nga Studiot e këngëve operistike, në shtëpinë e lënë si trashëgimi shtetit bullgar të Boris Hristovit në Romë, do të marrin pjesë në programin e “Verës së Romës”. Gjatë periudhës së vjeshtës me ngjarje të ndryshme kulturore do të shënohen 140 vjet nga lidhja e marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Italisë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria dhe Kosova do të bashkëpunojnë në kinematografi

Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..

botuar më 24-10-22 9.21.PD

Ekspozita “Artizanët e Sofjes” zbulon vende të papara në kryeqytet

Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...

botuar më 24-10-21 9.25.PD

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD