70% prej bullgarëve marrin më pak para për punën e tyre mujore sesa është paga mesatare në vend – 615 euro. Shumica e njerëzve marrin midis 358 dhe 409 euro, tha presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) Pllamen Dimitrov. Kjo është statistika aktuale pas rritjes së të ardhurave në fund të vitit 2018 (midis 8% dhe 12%). Dimitrovi tha se që nga viti 2007 sindikatat insistojnë për rritjen e çmimit të punës gjatë natës – 51euro centë për orë, jo siç është tani – vetëm 13 euro centë. Ai dha si shembull kontratat kolektive të punës, në të cilat paratë e parashuikuara për punë nate janë më shumë, por kontrata të tilla kanë vetëm 30% prej të punësuarve në Bullgari. Pagat duhet të rriten, sepse çmimet do të vazhdojnë të rriten në të ardhmen. Të ardhurat duhet të rriten të paktën 10-15% për vit dhe atëherë mund të shpresojmë se do t’i arrijmë standardet evropiane.
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Në orët e mëngjesit në ultësira, kryesisht në gjysmën lindore të vendit dhe përgjatë rrjedhës së lumit Danub do të mbajë mjegull ose vranësira të ulëta. Temperaturat minimale do të..
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte mbërriti me një helikopter të Forcave Ajrore Bullgare në poligonin Novo Sello, në rrethin e Slivenit, për t'u njohur me punën e grupit luftarak shumëkombësh me vendin kornizë Italinë. I ftuari shoqërohej nga..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi nga Brukseli se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka treguar mirëkuptim të plotë për vendimin për të mos nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Ukrainës pa mbështetjen e Asamblesë..