Festivali i skulpturave prej rëre po zhvillohet për herë të 12-të në qytetin Burgas. Sivjet në të marrin pjesë vetëm mjeshtër bullgarë, kurse motoja është “Heronjtë e dashur dhe të preferuar të fëmijëve”. Ky është një festival i përqendruar mbi detajin, thonë mjeshtërit.
Ognjan Petkov, një nga doajenët e forumit të rërës në qytetin Burgas thotë se e pëlqen idenë e festivalit, sepse çdo një hero nga përrallat e fëmijëve është shumë i dashur për fëmijët dhe të rriturit, çdo një njeri i ka në zemër. “Dua që çdo një fëmijë të shikojë Pipin brenda vetvetes dhe e provokoj atë që të lexojë librin” – thotë Ognjan.
Për festivalin janë sjellë 400 tonë rërë lumore më shumë se sa ishte përdorur vitin e kaluar, përgatitja ka zgjatur 6 muaj, 15 ditë piktorët i kanë formuar figurat në vapën e qytetit detar dhe vetëm 3 muaj banorët e Burgasit dhe mysafirët mund t’i shikojnë – shpjegojnë organizatorët. Sipas fjalëve të tyre tani për tani vetëm mund të ëndërrojmë që këto skulptura përrallore të mbeten dhe hapësira rreth tyre të zhvillohet dhe të zgjerohet çdo verë.
Nga data 1 deri më 5 qershor në Stara Zagora po mbahet edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Kinemanë e Re Evropiane “Bliri i Artë”. Do të shfaqen 50 filma nga 18 vende, duke përfshirë filma të regjisorëve Nuri Bilge Ceylan,..
Qyteti Vidin për të pestin vit radhazi është nikoqir i Summer Vibes Festival. Në datat 1 dhe 2 qershor pranë kalasë “Baba Vida” (“Gjysha Vida”) , fëmijët do të zbulojnë një mënyrë më të shëndetshme dhe jo më pak interesante për t'u..
Një nga shembujt e shpërfilljes së trashëgimisë kulturore dhe historike nga shteti është shtëpia e Dimitër Talevit në Prilep (shkrimtar i njohur bullgar – shënimi red.). Nga qershori 2023 ka një vendim të Këshillit të Ministrave që shteti ta..