Olympus marathon mblodhi sportistët më të mirë në botë dhe i çoi deri në “shtëpinë e hyjnive” – Olimp. Kjo ishte gara e shtatë e serive botërore në Skyrunning. Itinerari ishte me gjatësi 44 kilometra, 3200 metra denivelim, kurse pika më e lartë – 2780 metra. Pas një gare me konkurrencë të fortë, lufta për vendin e parë u zgjidh në minutat e fundit. Kirill Nikollov përfundoi në 1 minutë e gjysmë pas fituesit, kurse gjatë pjesës më të madhe të trasesë ishte në pozitën e parë.
Kjo është pjesëmarrja e katërt për Nikollovin në garën greke, ku rezultati i sivjetshëm është më i miri i tij deri në këtë moment–4:33:01. Vendin e parë tek meshkujt e fitoi marokeni Zaid Ait Malek–4:31:47. Pas finalit, bullgari tha se ka ditë në të cilat vrapimi i tij ecën shumë mirë dhe i ndien këmbët e tij më të lehta. Ai shprehu gazimin e tij dhe nga fakti se e ka përmirësuar kohën e vet më të suksesshme në këtë trase me pothuajse 11 minuta.
Pas Olympus Marathon Kirill ngjitet në pozitë të 6 në renditjen e përgjithshme me 188 pikë. Gara tjetër para vrapuesit tonë më të njohur do të jetë BUFF® EPIC TRAIL 42K, më 14 korrik në Spanjë.
Futbollistët e “Lludogorec” /Razgrad/ fituan titullin e kampionit në Kampionatin Bullgar të Futbollit për të 12-tën herë rekord. Në Varna si mysafirë të “Çerno More” ata fituan me rezultatin 1:0. Në të njëjtën kohë, CSKA-Sofja mposhti Levski me rezultat..
Edicioni i nëntë i regatës Varna Channel Cup do të mbahet në Varna nga 8 deri më 11 qershor. Gara më spektakolare e lundrimit në Bullgari do të zhvillohet në Gjirin e Varnës dhe përmes kanalit në Liqenin e Varnës, duke lejuar që jahtet të kalojnë afër..
Përfaqësuesi bullgar për juniorë, Ilijan Radullov e nisi me fitore në Kampionatin e Hapur të Francës. Tenisti i pestë në skemë u kualifikua në raundin e dytë pasi mposhti rusin Danil Panarin me 6:7(4), 6:4, 6:1. Ai dje u stërvit së bashku me..
Edicioni i nëntë i regatës Varna Channel Cup do të mbahet në Varna nga 8 deri më 11 qershor. Gara më spektakolare e lundrimit në Bullgari do të zhvillohet..
Futbollistët e “Lludogorec” /Razgrad/ fituan titullin e kampionit në Kampionatin Bullgar të Futbollit për të 12-tën herë rekord. Në Varna si mysafirë të..