“Unë fus shpirtin tim në të kënduarit”- kështu, duke qenë akoma e gjallë Sonja Kënçeva tregon për prirjen e saj ndaj muzikës popullore. Kurse faktet flasin vet për veten e tyre - me zërin e saj të bukur ajo u jep jetë më shumë se 500 këngëve nga Bullgaria Verilindore (nga krahinat e Varnës, të Shumenit dhe të Veliko Tërnovos), 270 nga të cilat janë të regjistruara në fondin e Radios Kombëtare Bullgare. Kujtesa e saj muzikore i ka ruajtur gjatë viteve këta shembuj, të cilët i ka mësuar nga këngëtarët vendas, pa disponuar teknikë moderne incizimi. Këngët e saj janë një klasikë e vërtetë: “Dashuri, dashuri, dashuri e parë”, “Janka i fliste vëllait”, “Nëna e Manuçkës”, “Nëna e vjetër e Tenjos” dhe akoma shumë e shumë këngë të tjera.
“Unë e quaj gjyshen time “Mameto” /sepse nëna ime ka vdekur kur unë kam qenë 3 vjeçe, kurse vëllai im - 8 - tregon e mbesa. Ajo mori përsipër krejtësisht kujdesin për ne dhe na rriti si nënë. Ajo është për mua dy herë nënë - fat...Ajo qe një njeri shumë i fortë, me zemër të madhe. Asnjëherë nuk dorëzohej dhe nuk binte përmbys. Këndonte vazhdimisht, përgatiste tekstet e këngëve, të cilat i përgatiste për incizim në Radion Kombëtare Bullgare dhe në Televizionin Kombëtar Bullgar. Nga këngët që këndonte dhe unë pak nga pak fillova të dua këngët popullore, i dua dhe sot e kësaj dite. Dhe jo vetëm muzikën popullore, por muzikën në përgjithësi. Kemi dhe duete të incizuara bashkë me të, ajo këndonte zërin e parë, kurse unë zërin e dytë. Më kujtohen akoma fjalët e saj këshilluese kur e mori vesh se jinteresohem nga muzika: “Sonçe, në qoftë se nuk je e talentuar mjaftë, më mirë mos u kap me muzikën, sepse ky është një profesion, i cili kërkon përpjekje të shumta dhe shumë talent. Pa to nuk do të kesh sukses”. Unë përfundova shkollën muzikore në qytetin Varna në degën e kitarës klasike. Mësuesi im qe Ljuben Harallampiev, i cili krijoi shkollën e kitarës së Varnës, të njohur nëpër të gjithë botën. Unë jam laureat i dy konkurseve kombëtare dhe i tri konkurseve ndërkombëtare në kitarë klasike. Nuk merrem me dhënien e mësimeve, sepse ekzekutoj jashtë shtetit, zhvilloj vazhdimisht koncerte. Unë jam njeri me shumë fat se “Mameto” qe afër meje në këtë jetë. Ajo edukoi dhe formoi sistemin tim të vlerave - të jem personalitet, të mësoj, të lexoj, të afirmohem dhe të shkoj më lartë. Ajo bënte të njëjtën gjë. Kur mësoja në shkollën muzikore, filloi të mësojë me mua teorinë e muzikës, mësoi notat në çelësin e violinës dhe të basit, u arsimua bashkë me mua.
Qe një përjetim shumë interesant të hedh në nota këngët e saj të ngadalta - një sfidë e vërtetë për secilin i cili është kapur të punoj me nota. Dhe sot ekzekutoj pjesa të shumta mbi bazë folklorike sipas motiveve nga repertori i “Mameto”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ju ofrojmë një dozë magjie me këngën më të re të interpretueses Kristina Dimitrova-Manasieva, ose e njohur më mirë si KristinSax. Përveçse këndon ajo i bie saksofonit dhe flautit. Veçse interpretuese e këngës së saj të re “Magjia”, KristinSax është..
Në Ditën e Asistencës së Maternitetit, ju ofrojmë një këngë kushtuar një teme të vështirë - vdekshmërinë femërore gjatë lindjes. "Të mos jemi vetëm" bashkon disa nga muzikantët tanë më të mirë. Përveçse interpretoi këngën në mënyrën e tij të..
DEEP ZONE Project janë gati me projektin e tyre më të fundit BG Ethno House - "Biljana e bukur", në të cilin edhe një herë kombinojnë muzikën moderne të kërcimit elektronik me motive origjinale të bazuara në folklor, si gjithmonë me shumë dashuri për..
Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë..