Qeveria bullgare miratoi protokollin nga mbledhja e parë e Komisionit të Përbashkët ndërqeveritar Bullgari-Maqedoni Veriore. Komisioni shqyrtoi aplikimin e Traktatit të fqinjësisë së mirë, miqësisë dhe bashkëpunimit dhe negocioi masa për përmirësimin e bashkëpunimit në ekonomi, energjetikë, mbrojtje, infrastrukturë, turizëm, arsim dhe kulturë. Komisioni ndërqeveritar apeloi ndaj Komisionit të Përzier mbi çështjet historike dhe arsimuese që të përshpejtojë veprimtarinë e vet dhe të arrijë rezultate reale mbi temat e rëndësishme nga historia jonë e përbashkët. Ishte drejtuar apel historianëve që të respektojnë Traktatin e Miqësisë, që të kontribuojnë për shpjegimin shkencor objektiv të ngjarjeve historike në bazë të burimeve autentike historike.
Prokuroria Evropiane në Sofje ngriti akuza kundër dy bullgarëve të dyshuar për mashtrim për 66 750 euro me para nga Fondi Social Evropian dhe bashkëfinancim shtetëror, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Sipas hetimeve,..
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3 Marsit, kur shënojmë çlirimin e Bullgarisë nga sundimi osman. Organizatori i saj është Agjencia..
I ngarkuari me postin e prokurorit të përgjithshëm, Borisllav Sarafov, i dorëzoi Kuvendit Popullor propozimin për heqjen e imunitetit të katër deputetëve të Partisë “Vëzrazhdane” për shkak të vandalizmit gjatë protestës para ndërtesës së Komisionit..
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3..
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit,..