Që nga viti 2021 vlefshmëria e pasaportave bullgare do të jetë 10 vjet. Për personat në moshë deri më 18 vjeç – 5 vjet. Kuvendi lejoi që kërkesat për lëshimin e dokumenteve të reja të parashtrohen në sistemin e shërbimeve elektronike pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme. Shërbimi do të jetë i disponueshëm pa nënshkrim elektronik, do të ketë nevojë për prezantimin e kopjes së dokumentit të vjetër të vlefshëm. Dokumenti i ri do të dorëzohet personalisht pas identifikimit të marrësit dhe pas kthimit të dokumentit të vjetër. Afati për lëshimin e dokumenteve të reja në përfaqësitë konsullore dhe diplomatike bullgare tashmë do të jetë 45 ditë. Shërbimi i shpejtë do të jetë 30-ditësh. Bullgarët jashtë shtetit do të mund t’i marrin dokumentet e tyre jashtë Bullgarisë, duke përdorur korrier të licencuar.
“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) ka paraqitur dy ankesa në Gjykatën Kushtetuese lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare më 27 tetor të këtij viti. Në të parën insistohet që vota të numërohet plotësisht dhe në të dytën –..
Në një ceremoni zyrtare, në sallën e mbledhjeve të Gjykatës Kushtetuese, Dr. Nevin Feti, Prof. Sasho Penov dhe Galina Toneva - Daçeva dhanë betimin si gjyqtarë kushtetues. Pas betimit ata firmosën fletët e betimit. Gjyqtarët e sapozgjedhur kushtetues zënë..
Përfaqësues të punëdhënësve, sindikatave dhe ekspertë të shtetit diskutojnë propozimet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për futjen e një mekanizmi të ri për përcaktimin e pagës minimale. Grupi i punës pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës..
Në pavijonin bullgar, në kuadër të COP29 në Baku të Azerbajxhanit, më 13 nëntor, presidenti Rumen Radev do të hapë forumin energjetik së bashku me..
Para seancës së Kuvendit Popullor të caktuar për në orën 11:00, GERB-SDS filloi bisedimet për veprimet e ardhshme politike në parlamentin e ri. Lideri..
Ditën e enjte do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu në të gjithë vendin, kryesisht në Bullgarinë Perëndimore dhe në Bullgarinë Qendrore Veriore. Do..