Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tubimi i organizuar nga banorët e Graovos ringjall traditat dhe kulturën e kësaj krahine

Në luadhet e manastirit pranë vendit të shenjtë të Gigincit /një fshat që ndodhet buzë malit Cërna Gora, Bullgari Perëndimore/ për verë të dytë të radhës banuesit e Graovos organizojnë një festë, me të cilën tregojnë traditat, besimin, folklorin, zanatet, talentet dhe frymën e krahinës së vet. I ashtuquajturi Tubim Cërnagorasë do të zhvillohet nga data 12 deri më 14 korrik dhe në të priten miq nga i gjithë vendi.

Afro 30 mijë veta erdhën në tubimin e parë rreth manastirit të Gigincit “Sh. Kozma dhe Damjan” dhe jo më pak njerëz nga afër dhe nga larg tanimë nisen për rrugë, sepse sipas fjalëve të tyre, patriotizmi është i pavlefshëm. 

Për 3 ditët kemi të deklaruar rreth 900 pjesëmarrës - tregon Ivanka Vasileva, eksperte e përgjithshme në degën “Kulturë” të Bashkisë së Pernikut. Do të kemi mysafirë nga disa prej ansambleve të mëdha-“Rodopa”, “Trakia”, Muzika Frymore e Berkovicës, këngëtarët popullorë Ivan Djakov, Rumjana Popova. Në skenën e hapur do të tingëllojnë dhe zërat e dashur të Graovos  -Sorina Bogomillova, Valerija Momçillova, Borjana Vasileva, Dimitër Llukarski, Anna-Marija, Liljana Galevska, Sofija Ilieva, Eva dhe Iva Valentinovi, Antonio Simeonov, Gjeorgji Gjollski.

Mikpritësi i festës - Manastiri i Gigincit, po kështu do të propozojë një program të vet. Më përpara tubimi do të hapet me një lutje për shëndet dhe prosperitet dhe do të bekohet uji.

Do të kemi dhe një ligjëratë e cila do të zhvillohet në vetë manastirin-shton Ivanka Vasileva. Verën e kaluar ajo i qe kushtuar turizmit të pelegrinazhit, kurse sivjet tema do të jetë “Ushqimi i së ardhmes”. Në lidhje me këtë do të na vijë për vizitë dhe gjyshi Epifanij-mjeshtri më i mirë i kuzhinës në Malin e Shenjtë, i cili ka botuar libër rreth temës dhe do të paraqesë një mësim kulinar. Në vazhdim të 3 ditëve ai do të demonstrojë mjeshtëritë e tij të gatimit në Manastirin e Gigincit.

Përveç se do të shijojnë specialitetet e murgut të Malit të Shenjtë, vizituesit e tubimit do të mund të blejnë dhe produkte ekologjike nga prodhuesit e manastirit. Byrekët e njohur të kësaj krahine pa dyshim do të tërheqin me aromën dhe shijen e tyre vizitorët.

Kurse artizanatet do të prezantohen në pjesën e caktuar të zanateve, ku rrotën e poçarit do ta vërtisë mjeshtri Svetosllav Zheljazkov. Muzeu në fshatin Businci do të tregojë prodhime prej qeramike nga koleksioni i vet i pasur. Rindërtimi i një fshati të vjetër bullgar, ekspozita e racave të ndryshme të kafshëve bujqësore, demonstrimi i artit ushtarak tradicional bullgar “koresh” po kështu do të jenë mes surprizave në festë.

Traditat e Graovos kanë fituar medalje të shumta të arta në tubimin e krijimtarisë popullore në Koprivshtica - e vazhdon tregimin e saj Ivanka Vasileva. Vatra e kulturës në fshatin Vlladimir bashkë me një zonjë 83 vjeçe do të tregojnë zakonin “Marrja e kumbarit”-me një gjel të gjallë, me karrocë dhe dhurata. Shumë interesant është zakoni “Shpënia e nuses së re për ujë”, i cili do të rikrijohet nga vatra e kulturës në fshatin Jarxhillovci. Kemi po kështu traditën dasmore “Tregimi i dhuratave” të grupit nga fshati Peshtera, traditën “Dita e Ivanit” të ansamblit nga Klladnica me futjen në ujë të atyre të cilët e kanë emrin Ivan e kështu me radhë, “festën e çiftit të martuar prej një viti”, si dhe një parakalim mode me kostume të vjetra mbi njëqindvjeçare - litakët e njohur të Graovos. Në përgjithësi çdo një bashki do të vijë në tubimin e Cërnagorasë me grupet e veta më të mira.

Në shfaqjen e kostumeve retro do të marrë pjesë dhe pjesëmarrësja më e vogël në festën e Graovos - një bebe tetëmuajshe, e cila bashkë me nënën e vet do të prezantojë veshje popullore nga shekulli i 19. Rrobat e grave janë të përbëra prej një këmishe të bardhë të qëndisur dhe një jeleku të zi prej leshi, të quajtur litak, mbahet pa përparëse, në brez vihet një kollan i hollë dhe të gjitha këto janë të zbukuruara me shumë qëndisje dhe gurrëza. Rrobat e burrave  përfshijnë po kështu këmishë të bardhë me shumë qëndisje, jelek me gajtanë, benevrekë dhe një brez të zi ose të kuq sipas rastit. Përveç veshjeve popullore karakteristike të Graovos, në tubim do të paraqiten dhe kostume të shumta nga të gjitha krahinat etnografike nga koleksioni i Jana Lenovës.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografitë janë nga Tubimi i parë i Cërnagorasë: projekti “Rrënjat Bullgare” / @bulgarianroots


Më shumë nga rubrika

Shkolla e vjetër në Stoletovo – nga rrënimi deri në një institucion më të dashur vendor

Kur krahasojmë të kaluarën dhe të tanishmen e fshatrave bullgare, patjetër ne përqendrojmë vëmendjen mbi shkollën rurale. Zakonisht ajo është e vendosur në një godinë me dhoma të mëdha dhe dritare të larta nga ku hyn shumë dritë për fëmijët të..

botuar më 21-09-12 8.15.PD

Të ruajmë besimin tek e mira

I mbështjellë në mister, rajoni folklorik Stranxha fsheh thesare të shumta. Edhe sot e kësaj dite këtu mbahen lojërat mistike të vallëzimit mbi prush /nestinari/, një sërë traditash dhe këngësh të vjetra, kurse në të gjithë rajonin do të zbuloni..

botuar më 21-09-10 7.15.PD

Po fillon një festival folklorik treditor në Kiten

Një paradë e të gjithë pjesëmarrësve do t’i japë fillim takimit të pestë  kombëtar folklorik “Kiteni dhe miqtë” në qytetin jugor detar. Pritet që në skenën në Parkun Detar në ditët nga 4 deri më 6 shtator të dalin e të paraqiten mbi 46 grupe folklorike..

botuar më 21-09-04 8.05.PD