Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Krijues të famshëm do të japin mësime në Akademinë Verore Ndërkombëtare të Arteve në qytetin Sozopoll

Nën shenjën e artit, kulturës dhe muzikës do të kalojë gjysma e dytë e muajit korrik në qytetin Sozopoll. Vendpushimi më i dashur për breza të tërë bullgarësh për shkak të bukurisë dhe shpirtit të vet të papërsëritshëm, është një qendër tërheqëse për elitën artistike bullgare gjatë kohës së Festave të Arteve “Apollonia” të cilat fillojnë më 29 gusht.

Por deri atëherë, një seri prej ngjarjeve të ndryshme do të tërheqin vëmendjen e publikut dhe do të përmbushin ditët e pushimit me emocione dhe përjetime të shumta dhe të paharrueshme. Një pjesë prej tyre është Akademia Ndërkombëtare e Verore e Arteve. Programi fillon nga data 16 korrik dhe premton një larmi të madhe – fotografi, pikturim, shkrim krijues, klasa mjeshtërore të të kënduarit operistik, klasa të kontrabasit dhe akoma shumë surpriza të tjera.

Ideja për Akademinë lindi gjatë vitit 2004, kur flautisti Gjeorgji Spasov bëri një klasë të vet mjeshtërore në qytetin Sozopoll. Nisma u miratua nga kolegët e të tij muzikantë, si dhe të artistëve nga sferat e tjera dhe kështu shembullin e tij e njekën njerëzit e teatrit, pikturimit dhe letërsisë. Mbi 30  janë pedagogët e Akademisë gjatë viteve, mes të cilëve këngëtarja e xhazit Jëlldëz Ibrahimova, prima operistike Darina Takova, violinisti Vesko Eshkenazi , regjisori Javor Gërdev e të tjerë.

Deri tani kemi zhvilluar 95 klasa mjeshtërore në 7 gjini të ndryshme - sqaron drejtori administrativ i Akademisë Petja Velikova-Dimitrova. Në to kanë marrë pjesë 772 të rinj të talentuar prej më shumë se 16 shteteve, mes të cilave Panama, Brazili, Japonia, Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut. Sivjet do të kemi 9 klasa mjeshtërore ku mes tyre është dhe kjo e klarinetistit të njohur botërisht francez Pol Majer, i cili deri në këtë moment nuk ka zhvilluar klasa mjeshtërore në asnjë vend në gadishullin Ballkanik. Ai është si një interpretues virtuoz, kështu dhe dirigjent. Është dekoruar me çmimet më të larta në Francë. Përveç kësaj, për herë të parë në kuadrin e Akademisë do të ketë dhe një klasë në gazetarinë artistike dhe praktika PR me pedagoge Rajna Damjani. Është parashikuar dhe një kurs në fotografinë artistike, të drejtuar nga Margarita Ruseva-një artiste e re vizuale me praktikë ndërkombëtare. Një klasë në artin e pikturimit do të drejtojë dhe grafisti ynë i madh  Dimo Kolibarov. Deri në këtë moment për klasat mjeshtërore janë regjistruar 48 pjesëmarrës. Mes tyre ka të tillë nga Turqia, Ukraina, Japonia dhe Italia.

Sivjet akademia do të zhvillohet në dy pjesë, në dy qytete të ndryshme. Në qytetin Sozopoll ajo vazhdon deri më 31 korrik, kurse nga data 1 deri më 10 shtator – në Burgas.

Klasa e mjeshtërisë në klarinetë, do të zhvillohet në qytetin Burgas, sepse këtu publiku është mjaft më shumë. Disponojmë me sallë në të cilën pedagogët Pol Majer, Denica Llafçeva dhe Maria Prins akompanjistë do të mund të realizojnë koncertin e tyre më 5 shtator, tregon Petja Dimitrova dhe shton se klasa mjeshtërore në klarinetë do të vzhvillohet nga data 2 deri më 8 shtator, kurse të regjistruar për të deri në këtë moment janë 9 pjesëmarrës – nga Austria, Gjermania, Italia dhe 3 nga Bullgaria. Sa i përket programit shoqërues gjatë muajit shtator, ai do të përfshijë një ekspozitë, kushtuar pjesëmarrësve në konkursin për fotografi, të quajtur “Gjuetarët e momenteve”.

Foto:artacademy-bg.com

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një film me pjesëmarrjen bullgare është ndër të nominuarit për Oscar

"Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja Triçkova nga Contrast Films dhe ka një shans për të fituar në kategorinë për filmin më të mirë të..

botuar më 25-01-24 8.49.PD

"Mos i mbyll sytë" fiton çmime dhe popullaritet në festivalet ndërkombëtare të filmit

Filmi bullgar "Mos i mbyll sytë" u dallua me pesë çmime në Festivalin e Filmit të Krishterë(Christian Film Festival) në SHBA, njoftoi BTA, duke cituar producentët. Filmi u dallua për veprën më të mirë artistike, producent më të mirë - Bogdan Darev,..

botuar më 25-01-23 1.28.MD

Bullgaria, “Mustaqet e Dalí” dhe Picasso

Lidhja mes Bullgarisë, "Mustaqet e Dalí" dhe Picassos është një temë që mund të mbetet gjerësisht e diskutuar për vitet e ardhshme, e ndoshta edhe për dekadat e ardhshme. Arsyeja për këtë nuk lidhet me teknologjitë e reja dhe inteligjencën artificiale,..

botuar më 25-01-22 7.30.PD