Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ushqimet e së ardhmes - gjithnjë e më të varura nga shkenca

Ivajlla Sopotenska
Foto: arkiv personal

Cili do të jetë ushqimi i së ardhmes? - shkencëtarët po i kërkojnë përgjigjet.

Ndryshimet klimatike dhe ritmet e shpejta të rritjes së popullsisë v;në sfidën e radhës përpara shkencëtarëve - të zgjidhin problemin me ushqimin e njerëzimit.

Nuk mendoj se mund të flasim për një ndryshim rrënjësor, me qenë se çdo gjë që është në aspektin e evoluimit dhe ka të bëjë me të ushqyerit ka vazhduar për periudha të gjata kohe - thotë inxhinierja Ivajlla Sopotenska, doktorante në Universitetin mbi teknologjitë ushqimore dhe gazetare në sajtin “ShkencaOFFNews”. Po, ndryshim patjetër që do të ketë, me qenë se klima, sipërfaqet e përpunueshme dhe shijet e njerëzve ndryshojnë, por dhe popullsia rritet me ritme gjithnjë e më të larta. Mbase do të jetë çështje e një përshtatjeje - por deri në çfarë shkalle do të jemi të përgatitur të shpëtojmë në një të ardhme, në të cilën ushqimi do të jetë më i ndryshëm, sesa është sot.

Proteinat bimore, të cilat përmbahen tek bizelja, soja dhe ushqime të tjera, janë një nga shpresat për të ardhmen. Prandaj dhe shkencëtarët mundohen të nxjerrin proteinat nga bishtajoret dhe t'i përdorin për bërjen e ushqimeve të ndryshme. Për shembull akullore nga proteina e bizeles, të cilën Ivajlla Sopotenska e përgatiti në festivalin e shkencës në Sofje. Por, disa nga ushqimet e modifikuara gjenetikisht si dhe bimët po kështu mund të jenë burim i proteinës-cila është e ardhmja e tyre?  

Do të doja që të bëjmë një dallim midis ushqimeve të modifikuara gjenetikisht dhe ushqimeve gjenetikisht të redaktuara, me qenë se ushqimet e modifikuara gjenetikisht janë të ndaluara nga shumë legjislacione dhe nuk mund të gjenden në treg - thotë ajo. Një modifikim gjenetik do të thotë të merret një gjen, një lloj bimor ose shtazor dhe të ngjitet pranë një tjetri, për të cilin ai është i papëlqyeshëm, i papërshtatshëm. Por, në të ardhmen do të hyjnë pikërisht ushqimet e redaktuara gjenetikisht-me fjalë të tjera, do të aktivohen ose do të deaktivohen vetëm gjene personale për bimët. Për shembull, mund të aktivohet ose të multiplikohet gjen, lidhur me prodhimin, dhe bima të japë një prodhim më të madh ose të aktivohet një gjen, i lidhur me rezistencë kundër dëmtuesve dhe pesticideve. Por, ky ndryshim prek organizmin konkret dhe gjërat, të cilat ai tanimë i mban në gjenomin e vet. Rregullimi i këtyre ushqimeve është kaq serioz sa dhe i atyre gjenetikisht të modifikuara dhe në Shtetet e Bashkuara tanimë po shiten disa prej tyre.

Ushqimi i së ardhmes nuk do të jetë më pak i shijshëm nga ai i tanishëm as që do të përbëjë një hapje me lëndë të dobishme. Ushqimi ka një rëndësi të madhe kulturologjike, një pjesë nga e cila është dhe komunikacioni, që të zhduket ky rol i tij .

Kuptohet se në të ardhmen do të na jetë i domosdoshëm njëfarë ndryshimi në qëndrimin ndaj ushqimit, sepse ai mbase nuk do të jetë i njëjti, siç e njohim sot. Por, mendoj se kur njeriu është i përgatitur mjaft për anën shkencore të çështjes, nuk do t'i nënshtrohet manipulimit, është kategorike inxhinierja Ivajlla Sopotenska.

Dhe të mos të përmbusheni me mosbesim dhe me frikësime të pabaza, shkencëtarët e së ardhmes gjithnjë e më shpesh do të hapin dyert e laboratorëve të vet dhe si komunikues të mirë do të sqarojnë dobitë nga zbulimet e veta.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkencëtarët bullgarë i kushtojnë një konferencë ujit si një burim natyror i paçmuar

Instituti mbi Kërkimin e Klimës, Atmosferës dhe Ujit pranë Akademisë Bullgare të Shkencave (IIKAV-BAN) po organizon një konferencë dhe një ngjarje ceremoniale kushtuar ujit - një burim natyror i paçmuar, një komponent i domosdoshëm i të gjithë..

botuar më 25-03-16 8.30.PD

“Luga e Kupidit” – një sfidë gatimi në Sofje për personat me aftësi të kufizuara

Për të tretin vit radhazi në Bullgari do të mbahet konkursi ndërkombëtar i gatimit “Luga e Kupidit”. Konkursi i shijshëm ka një mision - të tregojë se personat me aftësi të kufizuara mund të përballojnë me sukses aktivitetet e përditshme kur u jepet..

botuar më 25-03-16 7.30.PD

Nxënësit do të jenë në gjendje të testojnë aftësitë e tyre PISA në një platformë online

Nxënësit tani mund të testojnë në internet aftësitë e tyre për zgjidhjen e problemeve nga studimi ndërkombëtar PISA. Ministria e Arsimit dhe Shkencës krijoi një modul në faqen e saj të internetit me një lidhje me platformën speciale . Ajo përmban..

botuar më 25-03-14 2.58.MD