Gjatë ditëve më të nxehta në mesin e muajit korrik bullgarët ortodoks nderojnë Shën Martiren e Madhe Marina. Vajza 16 vjeçe e cila ka refuzuar të mohojë besimin e vet tek Krishti, u vra gjatë vitit 289. Për bullgarët shenjtorja është Marina e Zjarrtë, simbol i zjarrit qiellor, përkrahëse e korrjes, e fushave dhe e mbjelljeve. Kjo ka lidhje dhe me traditat e lashta pagane - ditët e nxehta në mesin e muajit korrik që nga kohërat më të lashta janë festuar për nder të stuhisë së zjarrtë. Shën Marina është përkrahëse e ujërave dhe mbrojtëse e Bregdetit Jugor të Detit të Zi. Kurse në qytetin Plovdiv u pritën eshtrat e shenjtores dhe në vazhdim të disa ditëve besimtarët kishin mundësi të përkulen në shenjë nderi përpara tyre në kishën me të njëjtin emër në këtë qytet.
Monumentet mbajnë të gjallë kujtimin e ngjarjeve të rëndësishme të së kaluarës. Shumica e tyre tregojnë për sakrificën njerëzore, për tokën e lagur me gjakun e heronjve që mbrojtën atdheun. Kronistët mbledhin këto pjesë të historisë dhe i..
Themeluesi i fotografisë rumune, fotografi Karll pop de Satmari, ishte bashkëkohës i Rilindjes Kombëtare Bullgare. Ai pati mundësinë të filmonte dhe të linte imazhe dokumentare të personaliteteve dhe ngjarjeve të njohura nga lufta bullgare për..
Pushka e Georgi Benkovskit dhe Thirrja për shpalljen e Kryengritjes së Prillit , si dhe dokumente autentike, janë ndër reliktet që tregojnë për jetën e revolucionarit para se të bëhej pjesë e organizatorëve kryengritëse, e cila u bë nismë për..