Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Artistë të rinj nga e gjithë bota eksperimentojnë në Sofje mbi temën “Forma”

Muzikë, kinema, vallëzime të liruara nga kufizimet akademike, si një impuls momenti dhe frymëzim. Këtë na e propozon festivali i 6 “180 gradë - laborator për një art inovativ” i cili do të mbledhë krijues të rinj nga e gjithë bota.

Festivali i cili mban në vetvete qëndrimin eksperimental dhe studion modele të panjohura të shprehisë, sivjet do të kalojë nën shenjën e 100 vjetorit nga themelimi i “Bauhaus”-shkolla artistike në Gjermani, e cila është kthyer në një qendër të modernizmit gjatë gjysmës së parë të shekullit të kaluar. Në javën midis 20 dhe 26 korrikut në kryeqytet, artistët do të nënshtrojnë shfaqjet dhe pamjen e tyre mbi një temë abstrakte “Forma”.

Për mua kjo temë qe shumë e rëndësishme – jo vetëm për shkak të faktit se mbushen 100 vjet nga krijimi i lëvizjes “Bauhaus” – thotë Aleksandër Haxhiev, drejtor artistik i festivalit. Thjesht, përpara një shekulli është shpalosur revolucioni në artin skenik. Dhe i bëra pyetje vetes se përse sot ai duket në mënyrë kaq futuriste dhe avangarde dhe se çfarë e shkakton ”Bauhaus” njëqind vjet më vonë. Pikërisht ky do të jetë qëllimi tonë – bashkë me miqtë të gjejmë përgjigjet e këtyre pyetjeve, në qoftë se është e mundur. Kontributi tonë do të jetë të mundohemi të ri transformojmë atmosferën e “Bauhaus”, që të mund artistët të jetojnë në futurizëm, me filtra të ulur dhe paragjykime – sado e vështirë që të jetë në kohën e sotme dhe të fitojnë lirinë e vet.

Festivali do të hapet me realiti shfaqjen “180° Tonight Show“, në të cilën do të provokojmë kulturën pop dhe do të paraqesim artin modern bashkëkohor të artistëve tanë, sipas fjalëve të organizatorit. Konkursi tradicional për një film të shkurtër pa zë do të jetë i hapur si për profesionalistët, ashtu dhe për amatorët.


Ajo, e cila ka ndryshuar për 100 vjet në kinemanë pa zë, është se filmat bëhen gjithnjë e më abstrakt – mendon Aleksandër Haxhiev. Kurse kjo u jep mundësi muzikantëve, të cilët i shoqërojnë krijimet aty për aty përpara publikut dhe të cilët improvizojnë me instrumentet e veta, të mund të jenë më kreativ.

Cilat do të jenë yjet e festivalit?

Që të gjithë muzikantët vijnë nga sferat e ndryshme, por kryesisht nga kjo e muzikës moderne – thotë akoma Aleksandër Haxhiev. Akademia e Ensemble Modern do të vijë për here të dytë tek ne, kësaj radhe me të gjithë 14 vetat prej mbi 10 vendeve.


Do të marrin pjesë flautistja Sabine Vogel, e cila merret dhe me muzikë elektronike, violinistja Biljana Vuçkova, klarinetisti Riçard Hejns, kompozitorët Nikollës fon Riter dhe Milen Apostollov.


Kemi po kështu artistë nga fusha e vallëzimit dhe të pantomimës – Petra Pellarova dhe Montse Gardónga drejtimi eksperimental – Florëns Rukshtull, studentë dhe diplomant nga akademia e arteve. Që të gjithë ata  nuk kanë një program të përgatitur paraprakisht dhe në kuadrin e një jave duhet të vendosin se çfarë do të paraqesin bashkë me artistët e tjerë. Kështu që do të jetë eksperimentale, interesante dhe e veçantë.

Ansambli i akademisë të Ensemble Modern do ta kthejë godinën e Gjote institutit në Sofje, ku dikur është gjendur konservatori, në një laborator muzikor. Në të muzikantët do të realizojnë lidhje inter disiplinore me artist bullgar dhe nxënës të akademisë artistike.

A është ekuivalente loja në shah, kur nga njëra anë të dërrasës qëndron publiku, kurse nga ana tjetër artistët – me përgjigjen e kësaj pyetjeje do të përfundojë festivali për një art eksperimental. Interpretuesit do të heqin dorë nga kontrolli i zakonshëm, të cilin e ushtrojnë gjatë kohës së shfaqjeve të veta artistike, do ti ja lenë “pushtetin” spektatorëve, që të mund të krijojnë një performancë të pa përsëritshme.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD
Rajna Manxhukova

"Zemra e Bullgarisë tjetër" – dokumentar për një agjenci të vogël me një mision të madh

Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..

botuar më 24-09-12 7.30.PD

Varna pret Festivalin Botëror të Filmave të Animuar

Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..

botuar më 24-09-11 6.15.PD